У нас вы можете посмотреть бесплатно Nga errësira në dritë! Dashuria e munguar që “ringjalli” Valbonën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ArditGjebra #EdielaShqiptare #TvKlan #KaNjeMesazhPerTy #Valbona #Andriti #Dashuri #Sakrifice #HistoriReale #ForensicCenterAlbania #XhevahirCeloaliaj Për Valbonën jeta ishte si film. Kishin kaluar afro 6 muaj që nata kur vendosi që t’i jepte fund jetës, edhe pse në fakt i solli shpëtimin... Që prej asaj nate Valbona jetonte me vëllain dhe kunatën e saj në qytetin e Elbasanit. Edhe pse po mundohej të rifillonte jetën e saj, ishte shumë e vështirë. Në “Ka një Mesazh për Ty”, ajo tregon se frika e ndiqte ngado, sëmurej shpesh dhe i binte të fikët nga ngarkesa emocionale dhe stresi. Por, kur mendoi se kishte humbur shpresat, atëherë gjeti dashurinë, që nuk e kishte pasur kurrë. Valbona: Kishin kaluar gjashtë muaj dhe dolëm për një kafe me vëllain dhe nusen e vëllait, në një lokal atje afër. Shikoja një person, që nuk mi ndante sytë, kisha frikë sepse mendoja mos ka futur ish-i njerëz për të më vrarë, mendoja shumë gjëra, prandaj dhe nuk dilja. Mendoja se do të vijë një ditë që do më vrasë, se ashtu më kishte thënë gjithmonë, që “ti prej meje e ke vdekjen, unë do të të vras ty, por se kur do jetë ajo ditë nuk i dihet”. Ma përmendte shumë herë. Nuk i bëja shamatë vëllait, sepse kisha frikë se mos zihej vëllai me personin që na shikonte te lokali. Iki në shtëpi dhe kur dal herës tjetër, ishte po i njëjti person që na i shikonte, na vështronte dhe na ndiqte. I them vëllait dhe u interesua se kush ishte ky djali. Ky është burri aktual që kam tani unë. Ardit Gjebrea: Na shkrive gjakun, se po prisnim që të kapej krimineli që do të vriste, por kapëm kriminelin e zemrës tënde. Si nisi kjo histori? Valbona: I tha vëllait një herë dhe më pas më ndaloi mua. Ardit Gjebrea: Kur të takonte ai, ti ishe akoma e frikësuar. Valbona: Nuk isha e gatshme. Ardit Gjebrea: Çfarë të tha? Valbona: Më tha që më pëlqen. Unë i thashë ‘ti nuk e di historinë time’, mund ta tregosh tha, sot për sot nuk e gatshme i thashë. Tha ‘ unë këtu jam të pres’, nuk ma merrte mendja. Ardit Gjebrea: Kur ia tregove historinë tënde? Valbona: Pas ndonjë jave. Kam lënë takim. Ia kam treguar historinë kam fillimi e deri në fund. Ardit Gjebrea: Si ka reguar ai? Valbona: U habit, por për pjesën që i thashë që unë jam e martuar, nuk jam e divorcuar akoma, më tha që për mua nuk është problem. Ardit Gjebrea: Po kur i tregive për vajzën? Valbona: Tha do Zoti të sjellim në jetë një fëmijën tonë, por unë nuk kam për t’i ndarë kurrë tha. Do i kem njësoj. Për atë vajzë ka bërë shumë përpjekje, ka bërë shumë përpjekje, që vajza të afrohej te unë, por pa rezultat. E Diela Shqiptare, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare, vjen çdo të diel. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim live. Struktura e programit: “Ka një mesazh për ty”, “Quiz me 5 Yje”, “Të panjohurit”, “Kujdes shëndetin”, “Telebingo shqiptare”, “Shihemi në gjyq”, “Power Kidz”, etj. Ndërsa që prej vitit 2003, bashkëprodhon me Klan festivalin më prestigjioz të muzikës moderne shqiptare, “Kënga Magjike”, live nga Pallati i Kongreseve. #EDielaShqiptare #ArditGjebrea #TVKlan