У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie – Emisioni 12 qershor 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Të ftuar: Genc Fuga: Aktor/ Pedagog Brunilda Lika: Avokate Kejdi Mehmetaj Domenika Bajraktari: Gazetare (Stop) Dr. Aurora Meta Dollenberg: Mjeke-psikoterapiste Gazetare: Ermelinda Ndoja Kek i butë me mollë dhe arra ( për 10 minuta ) 4 mollë mesatare 3 vezë + pak kripë 160 gr sheqer 1 lugë çaj lëkurë limoni 20 ml lëng limoni 150 ml vaj vegjetal 50 ml ujë në temperaturë ambiente 250 gr miell 1 pako pluhur pjekës 80 gr arra të grira Fillimisht qerojmë mollët dhe i presim ato në kubik me brinjë 1 cm. Në një tas vendosim 3 vezë + 1 maje kripë dhe i përziejmë mirë ato. Shtojmë sheqerin dhe vazhdojmë përzierjen me tel dore ose rrahëse elektrike. Shtojmë lëkurën e limonit, lëngun e limonit dhe përsëri e përziejmë. Shtojmë vajin e më pas ujin në temperaturë ambienti. Shtojmë pak nga pak miellin e më pas pluhurin pjekës + arrat të copëtuara në copëza jo shumë vogla. I përziejmë mirë e më pas e shtrojmë brumin në një tavë ku kemi shtruar letër pjekje. E vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 min. E nxjerrim nga furra, e lëmë të ftohet, më pas e pudrosim me sheqer pluhur. Sallatë me patate, speca dhe ton 4 patate mesatare 2 speca të kuq 2 speca të verdhë 1/2 qepë e kuqe Kripë + 1/2 lugë çaji sheqer i kuq 2 lugë gjelle uthull 4-5 lugë gjelle vaj ulliri 180 gr ton në vaj ( të kulluar ) 1 filxhan ullinj 1/2 tuf majdanoz Fillimisht lajmë patatet, i vendosim në tenxhere, i mbulojmë me ujë të ftohtë + 1 lugë çaj kripë dhe i lëmë të ziejnë ato në temperaturën mesatare për 25-30 min. Ndërkohë specat e pastruar i presim në shiritë për së gjati. Specat e kuq i presim në feta + kripë. Të gjitha perimet i kemi vendosur në një tas. Në një gotë përziejmë vajin me uthull dhe e shtojmë tek perimet në tas. I përziejmë mirë me duar dhe më pas vendosim perimet e marinuara në një tavë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë për 25-30 min. Ndërkohë kullojmë patatet, i qerojmë, e më pas i presim në copa sa një kafshatë. Nxjerrim specat nga furra, i lëmë të ftohen pak. Shtojmë patatet e prera në kubik + majdanozin të grirë hollë + ullinjtë e copëtuar, e në fund shtojmë tonin të kulluar. I përziejmë mirë dhe gati për t'i shërbyer. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu #gencifuga #domenikabajraktari #brunildalika #kejdimehmetaj #aurorametadollenberg