У нас вы можете посмотреть бесплатно ‘Duroja dhunën seksuale të klientëve,burri më detyronte për para’/Flet në ‘Pa Gjurmë’ e trafikuara или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv Pati një martesë të imponuar nga familja, kur ishte ende një e mitur. Blerta Lushnjari nga Korça solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 14-vjecare, ndërsa ra pre e dhunës, sapo hoqi vellon e bardhë. E gjendur në udhëkryq dhe pa përkrahje merr vendimin të braktisë djalin 1 vjec dhe të largohet. Strehohet sa në një shtëpi në një tjetër, tek të afërmit, deri ditën kur u njoh me një tjetër djalë, nga Elbasani. S.M, me të cilin bashkëjetoi 2 vite i premtoi dashuri pa kushte. Me mashtrimet për një jetë më të mirë, në vitin 1996, ajo përfundon në Lion të Francës, atje ku pasi e priti, vëllai i ish-bashkëjetuesit e detyroi të dilte në rrugë, ku Blerta përfundon si punonjëse seksi. Kjo 44-vjeçare nga Elbasani, trondit me rrëfimin e saj ndërsa mori guximin të denonconte, këtë të premte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, dhunën dhe kërcënimet me jetë nga tutori i saj. ’E detyruar nga babai i fëmijës tim përfundova në Francë. Me ketë person u njoha në qytetin e Elbasanit, kur jetoja tek motra, pasi nuk kisha njeri tjetër të më përkrahte. Ai më premtoi një jetë më të mirë dhe më tha se do të më dërgonte tek vëllai i tij në Francë, E.M. Isha 21 vjeçe kur u nisa me dokumenta falce, atje ku më priti vëllai i bashkëjetuesit tim. Ai vetë qëndroi në Shqipëri më dërgoi vetëm mua. Pranoja për arsye se doja të punoja një punë normale, jo të prostituoja, atje e mësova këtë gjë. Ai më kërcënonte, se nëse nuk do punoja për të, do më vriste djalin që kam nga martesa e parë. Ditën e dytë dola, bashkë me katër vajza të tjera, një prej tyre ishte e dashura bullgare e ish-kunatit. Unë nuk pranova dhe ai mori në telefon bashkëjetuesin tim, ky i fundit më vuri kusht se, nëse nuk do të pranoja, nuk do të martohej me mua. Tutori im merrte çdo para, që unë fitoja nga klientët. Unë jetoja në një shtëpi me ish-kunatin dhe të dashurëne tij bullgare. Dilnim sportive, që të mos dalloheshim nga policia dhe poshtë urës ndërronim veshjet për të dalë në trotuare ku kishte mjaft vajza shqiptare. Kush ishte gocë e re fitonte 500, 700 deri në 1000 euro për klient. 44-vjeçarja trondit edhe më shumë më rrëfimin e saj, duke zbuluar tentativat që bëri një muaj me radhë në përpjekje për t’i shpëtuar tutorit dhunues. Jo vetëm, e gjendur në vendin dhe në kohën e duhur ajo më në fund arrin të kthehet në Shqipëri. ’Atë natë që doja të largohesha më vjen një klient francez dhe kur futem në makinë ai më dhunon shumë keq. Unë i kërkoj të iki në tualet dhe ai më nxorri thikën duke më thënë se do të më vriste. Dal nga dera e makinës dhe largohem me vrap. Aty takoj një vajzë nga Berati, të cilën e kisha njohur teksa punoja në rrugë dhe më futi tek hoteli. Sa prita të ikte klienti zbres nga hoteli dhe më kap kunati tek dera dhe më gjuan me kaçavidë, duke më kapur nga flokët. Në Francë qëndrova vetëm një muaj dhe në momentin, që doja të shpëtoja i dhashë atij një premtim, se nuk do të gaboja më, pasi e kisha 24 orë pranë. Përfitova një ditë, kur pasi vishem me shpejtësi dal nga banesa, duke i thënë vetes se ky ishte shansi im i fundit. Pasi mbërrita në stacion në orën 9 e 30 e mëngjesit isha në kohën e duhur për të kapur trenin ekspres, që nisej për 20 minuta drejt Italisë. Mbërrij në Bari dhe aty u çlirova, por prapë kisha frikën se po më përndiqnin. Pas disa orësh kthehem në Shqipëri. Ajo niset drejt qytetit të Elbasanit për t’u kthyer për herë të dytë tek bashkëjetuesi. Me frikën se 44-vjeçarja do ta denonconte, S.M i ribën një tjetër premtim për të qëndruar bashkë, madje për të patur edhe një fëmijë. Blerta mbetet shtatzënë me djalin e saj të dytë, kur S.M sapo kishte nisur një jetë të re me një tjetër grua. Që prej 14 gushtit të vitit 2005, ai nuk e pa më djalin, por as nuk ia njohu atësinë.