У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Edi Rama takohet me Papa Leonin XIV или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në ditën e dytë të vizitës në Vatikan, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në Pallatin Apostolik me Papën Leonin XIV. Vetë Ati i Shenjtë priti në audiencë kryeministrin shqiptar. Gjatë takimit me Papën Leonin, Kryeministri Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda dhe djali Zaho. Gjithashtu, pjesë e vizitës në Vatikan ishin edhe takimet me Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro Parolin, dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare. Sipas Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit, si dhe tema që lidhen me çështjet rajonale. “Në bisedimet e përzemërta u vu në dukje marrëdhënia e mirë që ekziston ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe u trajtuan tema me interes të përbashkët që lidhen me marrëdhëniet ndërmjet bashkësisë kishtare dhe asaj civile. Gjithashtu në fokus ishin edhe çështjet kryesore rajonale, përfshirë situatën në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian”. Një tjetër ndalesë e Kryeministrit, së bashku me bashkëshorten e tij, do të jetë edhe në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe në disa nga ambientet më të rëndësishme të Vatikanit, përfshirë Kapelën Sistine dhe altarin e Shën Gjon Palit II. Gjithashtu, si pjesë e programit të qëndrimit në Selinë e Shenjtë ishte edhe vizita te vendvarrimi i Papa Françeskut në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, ku Rama me familjen e tij vendosën buqeta me lule. Klan News SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan