У нас вы можете посмотреть бесплатно 18 vjet nga tragjedia e Gërdecit,i vetmi në gjyq ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv 26 persona të vrarë, mes tyre dhe fëmijë si dhe më shumë se 300 të tjerë të plagosur. Ky ishte bilanci i shpërthimit të Gërdecit, tragjedisë më të rëndë që është shënuar në Shqipëri. Këtë të dielë u mbushën plot 18 vite nga ngjarja, ndërkohë që familjarët ende kërkojnë drejtësi dhe nuk gjejnë paqe duke trokitur sërish në dyert e gjykatave për dënimin e përgjëgjësve. Shpresa e tyre është Prokuroria e Gjykata e Posaçme. Për një kohë të gjatë, kjo dosje është një nga më të rëndësishmet e hetuara nga SPAK, ku ndryshe nga hetimet e shumë viteve më përpara, në bankën e të akuzuarve janë emra të politikave të lartë dhe të familjarëve të tyre. SPAK nisi hetimet për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, por pjesë e këtij procesi kanë qënë dhe zyrtarë të tjerë të lartë si Aldo Bumçi, ish-ministër i Drejtësisë asokohë, por dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit berisha. Mister mbetet ende shkresa zyrtare që mban shënimin për Shkëlzenin. Sipas hetimeve, djali i ish-kryeministrit kishte kryer vizita të shpeshta në Ministrinë e Mbrojtjes dhe emri i tij ishte shënuar në dokumente zyrtare që lidhen me procedurat e demontimit. Edhe pse në hetimet e mëparashme Gërdeci u klasifikua si aksident teknologjik, hetimet e SPAK kanë nxjerrë në pah deformimet që i janë bërë fakteve ku kanë dalë në dritë montimi i armatimeve të rënda jashtë çdo lloj kushti, ku punëtorët, në mesin e tyre të mitur punonin në të zezë dhe jashtë çdo lloj standarti të sigurisisë së lartë. Ndërkohë që ende dhe sot vijojnë seancat në GJKKO, ku Fatmir Mediu i akuzuar për shpërdorim detyre e konsideron procesin si politik duke hedhur akuza ndaj drejtësisë se po manipulohet nga qeveria. Paralelisht me procesin gjyqësor, SPAK, ka hapur dhe një tjetër hetim, për “Korrupsion i zyrtarëve të lartë” dhe “pastrim parash” në rastin e procedurave të ndjekura në atë kohë nga Ministria e Mbrojtjes për shitjen e municioneve dy kompanive të huaja./vizionplus.tv