У нас вы можете посмотреть бесплатно “Një hap drejt fundit të luftërave”, Trump inauguron Bordin e Paqes, përshëndet kryeministrin Rama или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në inaugurimin e parë të Bordit të Paqes në Washington, D.C., presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, drejtoi takimin duke e cilësuar këtë nismë si një nga përpjekjet më të rëndësishme të administratës së tij për t’i dhënë fund konflikteve në botë. Gjatë fjalës së tij, Trump theksoi se Bordi i Paqes është “bordi më prestigjioz” dhe falënderoi udhëheqësit e pranishëm për pjesëmarrjen në atë që e quajti një takim të rëndësishëm. Ai u shpreh se “pothuajse të gjithë janë pranuar” në këtë iniciativë, ndërsa shtoi se edhe ata që ende nuk janë bashkuar, do të pranohen. Presidenti amerikan u ndal edhe te qëndrimet e disa palëve, duke deklaruar se “nuk mund të luash si i lezetshëm me mua”, duke lënë të kuptohet për sfidat diplomatike në proces. “Çfarë po bëjmë është shumë e thjeshtë: paqe. Quhet Bordi i Paqes dhe ka të bëjë me një fjalë të lehtë për t’u thënë, por një fjalë të vështirë për t’u prodhuar: paqe,” tha ai. Në përfundim, Trump theksoi se do të punohet për krijimin e një të ardhmeje më të ndritur për popullin e Gazës dhe për rajonin e Lindjes së Mesme, duke e paraqitur Bordin e Paqes si një hap konkret drejt stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #lajme #RTSH #news