У нас вы можете посмотреть бесплатно Kryeinspektori Dash Sula: S’u vlerësova aty ku kontribuova. Do krijojmë frymë pozitive për biznesin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dash Sula, ish-deputet i PD-së, gjatë prezantimit të tij në këtë detyrë, i ka dhënë përgjigje edhe pyetjeve për largimin e tij nga partia më e madhe opozitare në vend. Sula tha se, pavarësisht kontributit të tij prej 20 vitesh në PD, nuk ishte ndjerë i vlerësuar, ndryshe nga sa ndodhi, sipas tij, gjatë konkurrimit për këtë detyrë. “E kam pranuar këtë sfidë sepse ju vlerësoj maksimalisht për vizionin që ju keni. Ndoshta është e paimagjinueshme që një demokrat prej 20 vitesh në politikë, në një llogore tjetër që ka kritikuar dhe i ka gjuajtur me gurë qeverisë tuaj, por diferenca qëndron në një moment që është thelbësor. Aty ku unë kam kontribuar, kam dhënë për 20 vite, garën e fundit që del i pari dhe të hedhin në rrugë, te qeveria jote mora kurajën, guximin, konkurrova, dola i pari dhe vlerësohem. Duhet që kushdo qytetar shqiptar do të duhet të besojnë në këto konkurrime të aplikojnë dhe jam i bindur që do të ketë drejtësi në fitimin e atij vendi pune”, tha ai. Ndalur te përgjegjësitë në këtë detyrë, Sula premtoi gatishmëri dhe integritet moral. Ai theksoi se do të krijohet një frymë pozitive për biznesin, ndërsa sfida kryesore do të jetë digjitalizimi i sistemit. “Unë ju garantoj që tre gjëra i kam të panegociueshme dhe që do t’i vë në zbatim: do të kenë të gjithë përkushtimin tim maksimal në 24 orë. Telefoni im do të jetë gjithmonë i hapur. Ju garantoj për integritetin tim moral dhe besoj të të gjithë trupës së kryeinspektorëve, inspektorateve. Nuk pretendoj që gjithçka do të jetë mrekulli, por do të ketë një përmirësim të dukshëm, do ketë drejtësi. Çdo rekrutim do ta ketë shansin zero për këdo që do të dojë të futet në punë përmes ryshfetit. Do krijojmë një frymë pozitive për biznesin dhe sfida është digjitalizimi i sistemit dhe ndërtimi i një sistemi të parandalimit dhe në mbrojtje të interesit të lartë publik në çdo moment”, theksoi ai. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar