Русские видео

Сейчас в тренде

Иностранные видео


Скачать с ютуб Ushqimet që Ulin Tensionin e Gjakut в хорошем качестве

Ushqimet që Ulin Tensionin e Gjakut 2 года назад


Если кнопки скачивания не загрузились НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru



Ushqimet që Ulin Tensionin e Gjakut

Ushqimet që Ulin Tensionin e Gjakut Per te pare videon e Ushqimeve qe Rrisin Tensionin e Gjakut, klikoni ketu:    • Ushqimet qe Rrisin Tensionin e Gjakut   Kemi publikuar rreth 70 video ne kete kanal dhe kemi vene re se keni me shume interes per videot qe ju informojne ne lidhje me tensionin e gjakut, videoja me e klikuar ne keta kanal eshte nje video e titulluar: Ushqimet qe rrisin tensionin e gjakut, keshtu qe duhet te benim nje video per ushqimet qe e ulin tensionin e gjakut. Ushqimet qe do permendim janë shume efikasë në uljen e tensionit. Do e fillojme me Boronicat dhe Frutat e Pyllit Një racion me boronica në javë ul rrezikun e rritjes së tensionit të gjakut. Boronicat dhe luleshtrydhet kanë pak kalori dhe janë të pasura me antioksidantë dhe fibër. Të dyja ulin tensionin e gjakut dhe japin një dozë të shëndetshme të vitaminës C. Drithërat e Plota Një pjatë me drithëra të plotë me fibra siç janë: tërshëra, thekra, krundet e grurit ulin rrezikun e tensionit të lartë. Studiuesit e Universitetit të Harvardit thonë se konsumi i drithërave në 12 javë nxit përgjysmimin e sasisë së medikamenteve kundër hipertensionit. Konsumoni një filxhan me drithëra në ditë, ose të paktën një herë në dy ditë. Panxhari i kuq Panxhari është i pasur me substanca nitrat që i bën mirë zemrës. Studimet thonë se nitrati tek panxhari ka të njëjtin efekt si tabletat farmaceutike të cilat ulin dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Çokollata e zezë Revista Amerikane e Mjekësisë thotë që nëse konsumoni 14 gramë çokollatë të zezë ( me përmbajtje prej 60% – 80% kakao ) në ditë mund të ulni tensionin e gjakut. Çokollata e zezë është e pasur me flavonoidë që zgjerojnë enët e gjakut në mënyrë natyrale. Spinaqi Spinaqi është një burim i pasur kaliumi dhe magnezi, që e mbajnë tensionin e gjakut në nivele të qëndrueshme por edhe eliminojnë kripën e tepërt që është përgjegjëse për tensionin e lartë. Peshku Peshqit janë të pasur me Omega-3 plot vlera për shëndetin kardiovaskular. Ato ulin rrezikun e tensionit të gjakut dhe atakut në zemër. Peshqit më të miër janë: salmoni i egër, trofta, skumbrina, toni, merluci dhe harenga. Studiuesit rekomandojnë dy racione me peshk në javë. Brokoli Brokoli është burim i pasur me kalium, fibër, magnez, vitaminë C dhe kalcium që sipas studimeve ndihmojnë për uljen e tensionit të gjakut. Një gjysëm filxhani me brokoli në ditë përmban dozën ditore të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është antioksidant dhe promovon tensionin normal të gjakut. Lulerradhiqja Lulerradhiqja nxit eliminimin e kripës nga organizmi nëpërmjet urinës. Lulerradhiqja është e pasur me magnez që zgjeron enët e gjakut, përmirëson qarkullimin e tij dhe largon trysninë nga zemra. Abonohuni per me shume video dhe Kujdesuni per veten! == 00:00 Tensioni i Gjakut 00:34 Ushqimi 1 01:00 Ushqimi 2 01:31 Ushqimi 3 01:50 Ushqimi 4 02:16 Ushqimi 5 02:32 Ushqimi 6 02:58 Ushqimi 7 03:25 Ushqimi 8

Comments