У нас вы можете посмотреть бесплатно Balla: Siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria, gurthemeli i procesi të integrimit или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian se viti 2026 do të jetë një vit kyç për punën parlamentare dhe për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. “Vjen në një moment kyç, viti 2026 do të jetë viti më intensiv i punës parlamentare. Kjo s’ka të bëjë me ligjet që do duhet të kalojnë në Kuvend, sa i përket procesit të përafrimit të legjislacionit. Vetëm në 2 seancat e fundit të Kuvendit, ne kemi kaluar mbi 30 ligje që kanë pasur si objekt çështje të përmbushjes së piketave që kanë dalë përgjatë procesit të negociatave, për raundin e radhës të mbledhjes ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Në planifikimin tim mendoj që do jenë mbi 200 ligje që do duhet të shqyrtojmë brenda këtij sesioni që mbyllet në fund të korrikut”, tha Balla. Ai nënvizoi se disa rekomandime të Komisionit Europian për vitin 2025, sidomos në fushën e sigurisë ushqimore, lidhen drejtpërdrejt me një prej kapitujve më të vështirë të negociatave. “Politikat e sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe fitosanitarisë janë një gurthemeli i këtij procesi. Na duhet ti shohim si një vend që po bëhet gati të bëhet pjesë funksionale e tregut të brendshëm europian. Na duhet të përmbushim sa më shpejt kërkesat, parakushtet, piketat në këtë fushë, të cilat nuk mund të plotësohen vetëm me ato që bëjmë ne në Kuvend. Kjo kërkon ndërtim të një sistemi kontrolli efektiv, transparent dhe të mbështetur mbi shkencë. Siguria ushqimore është dhe shkencë”, theksoi ai. RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. Qëllimi kryesor është informimi me paanshmëri i qytetarëve. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #RTSH24#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar