У нас вы можете посмотреть бесплатно "Korça", protesta në parlament - News, Lajme - Vizion Plus или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
http://www.vizionplus.tv / vizionplustv / vizionplustv Seanca e sotme parlamentare është paraprirë nga të rinjtë e partisë Demokratike që janë tubuar para parlamentit, duke shpërndarë në mënyrë simbolike kartëmonedha 2 mijë lekëshe deputetëve të PS, në shenjë proteste ndaj fenomenit të blerjes së votës. Në këto letra ishin stampuar kartëmonedhat, duke iu bashkangjitur fotografia e kryeministrit Edi Rama. E njëjta simbolike është përdorur edhe brenda sallës nga deputetët demokratë. Në fakt, seanca e sotme edhe pse kishte në rend dite ligjin për shkurtimin e shpenzimeve për transportin e funksionarëve është përqendruar e gjitha te zgjedhjet në Korçë. Çdo deputet i opozitës që ka dalë në foltore ka diskutuar vetëm Korçën, ndërsa mazhoranca ka vijuar vetë rendin e ditës. Sipas PD-së blerja e votës në Korçë është pjesë e skenarit që PS zbatoi edhe në zgjedhjet e 23 qershorit. Në emër të qeverisë për çështjen e Korçës ka reaguar zv/kryeministri Niko Peleshi, i cili sqaroi se nuk ka pasur blerje votash, por vetëm transport të studenteve për të ushtruar të drejtën e votës. Sipas Peleshit, kandidati i PS fitoi me 76 % të votave, një shenjë kjo besimi e qytetarëve korçare tek PS.