У нас вы можете посмотреть бесплатно HORROR/ 'Na ndihmoni, po digjemi'! 4 të rinjtë u bllokuan në makinë.Familja:Autori s'hapi derën, iku или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
4 të rinj të moshës 20 deri 25 vjeç humbën jetën si pasojë e një aksidenti tragjik që u shënua pranë mesnatës në Fushë-Prezë. Një automjet u përplas me një betoniere duke shpërthyer në flakë ndërsa 4 të rinjtë u dogjën brenda mjetit. Dy prej tyre janë vëllezër. Shoferi i betonieres u largua nga vendi i ngjarjes, por u vu në pranga më pas. FUSHË-PREZË- Sapo mbërriti në Rinas, në një fluturim nga Gjermania, Erild Laçi, 20 vjeç, postoi një foto teksa zbriti nga avioni. Në aeroport ishin nisur ta merrnin vëllai i tij më i madh, Enejdi, 25-vjeçar, me kushëririn e tyre, Andi Laçi, 22 vjeç, dhe një mik, Endrikejd Kurti, 24 vjeç. Pas takimit të përmallshëm, u nisën për në Borizanë të Fushë-Krujës, ku banonin. Rrugës, sapo lanë Rinasin dhe hynë drejt Fushë-Krujës, Enejdi, vëllai i të sapokthyerit nga Gjermania, i dha gaz makinës. As 800 metër nga kthesa e Rinasit dhe jeta e 4 të rinjve u pre përgjysmë. Kjo makinë e bardhë, rreth orës 23:50 u përplas me një betoniere që sapo kishte dalë nga një biznes anë rrugës ku prodhohet betoni. Betonierja, kishte ndaluar në mes të rrugës, por nuk kishte ndezur bllokazhin. Pa asnjë shenjë frenimi në asfalt, të rinjtë dyshohet të mos e kenë parë mjetin e tonazhit të rëndë, duke e goditur nga pas dhe për efekt të shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën mendohet se udhëtonin, dhe faktin që makina ishte me benzinë gaz, në pak, automjeti shpërtheu në flakë të fuqishme duke i djegur të gjallë. Askush nuk mundi të bëjë asgjë, të katërt humbën jetën. #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24