У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/“Do ju varros”, një vit pa parë vajzën, gruaja kërcënon partnerin dhe gazetaren - 7 Tetor 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Jemi në qytetin e Vlorës, pasi Rudin Sulejmani, një baba i ri, po lufton prej më shumë se një viti, për të parë vajzën e tij 15 muajshe, të cilën nuk e ka takuar që prej moshës 3 muajshe. Pas ndarjes me ish-bashkëjetuesen, Xhesika Leka, ai ka fituar me vendim gjykate të drejtën, për takime me fëmijën. Por nëna e vajzës nuk ka lejuar zbatimin e vendimit. Përmbaruesi gjyqësor, Fitim Koçia, ka tentuar disa herë të ekzekutojë vendimin, por pa sukses. Pala tjetër nuk jep një adresë të saktë dhe shmanget në mënyrë të vazhdueshme. I dëshpëruar nga situata, Rudin Sulejmani iu drejtua emisionit investigativ “Stop”. Por edhe përpjekjet e ekipit tonë të xhirimit janë përballur me agresivitet dhe kërcënime serioze. Xhesika Leka është shprehur me tone të ashpra dhe ka lëshuar kërcënime të rënda.Më pas, ekipi i “Stop”-it është përballur me një incident fizik. Nëna e Xhesikës, Lavdie Leka, ka zbritur poshtë banesës, ka ofenduar rëndë ish-dhëndrin dhe ka goditur operatorin e emisionit. Ajo është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ka thirrur policinë, duke tentuar të paraqitet si palë e dëmtuar. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan