У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Rusia nuk pyet për negociata, 400 dronë mbi Ukrainë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Delegacionet nga Rusia dhe Ukraina u takuan në Gjenevë të martën për një raund tjetër bisedimesh paqeje të ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bisedimet po zhvillohen një javë para përvjetorit të katërt të sulmit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. Kreu i delegacionit ukrainas Rustem Umerov ka thënë se temë e diskutimeve ishin çështjet e sigurisë dhe ato humanitare. Megjithatë, pritshmëritë për ndonjë përparim në dy ditët e planifikuara të bisedimeve në Zvicër janë të ulëta, pasi asnjëra palë nuk është e gatshme të lëvizë nga qëndrimet e saj. Rusia insiston mbi çështjet kryesore territoriale e Ukraina për garancitë e ardhshme të sigurisë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara dhanë afat deri në qershor për një zgjidhje. Delegacioni amerikan kryesohet nga i dërguari i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Steve Witkoff, dhe dhëndri i tij Jared Kushner. Pak orë para se delegacionet të takoheshin në Zvicër, Rusia kreu një sulm të madh ajror ndaj Ukrainës, duke goditur 12 rajone me 400 dronë dhe pothuajse 30 raketa. Të paktën tre persona u vranë nga këto sulme dhe 11 të tjerë u plagosën, ndërsa dëme të mëdha ka pësuar infrastruktura energjetike në disa qytete. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Rusia#Ukraine#TopChannelNews