У нас вы можете посмотреть бесплатно Paracetamoli, autizmi dhe shtatzënia! или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Kohët e fundit, Donald Trump deklaroi se përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin tek fëmijët. Ky prononcim shkaktoi një valë reagimesh në mbarë botën. Shoqatat mjekësore dhe institucionet ndërkombëtare reaguan menjëherë. ACOG, kolegji amerikan i obstetërve dhe gjinekologëve, e quajti deklaratën “të papërgjegjshme dhe shqetësuese”, sepse mund të çojë në panik tek gratë shtatzëna. Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) pohoi qartë: “Nuk ka prova që përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë lidhet me autizmin.” Ndërkohë, FDA në SHBA tha se do të shtojë një paralajmërim në etiketim, por theksoi se evidenca është vetëm observacionale, jo shkakësore. Nga ana tjetër, mjekët kujtojnë se ethet/temperaturat e larta të patrajtuara gjatë shtatzënisë mund të jenë shumë më të rrezikshme për nënën dhe fetusin, duke rritur rrezikun për defekte kongjenitale, abort spontan, lindje të parakohshme dhe komplikacione kardiake tek nëna. Për këtë arsye, paracetamoli mbetet ilaçi i parë dhe më i sigurt për uljen e temperaturës gjatë shtatzënisë, kur përdoret në dozën më të vogël efektive dhe për periudha të shkurtra. Mesazhi është i qartë: Shëndeti i nënës dhe i fëmijës duhet të mbështetet te prova shkencore, jo te deklarata politike.