 
                                У нас вы можете посмотреть бесплатно Vrau turistin pasi i ngacmoi kalin, autori iu kërkon falje familjarëve të viktimës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
                        Если кнопки скачивания не
                            загрузились
                            НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
                        
                        Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
                        страницы. 
                        Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
                    
BERAT -Gjykata e Shkallës së Parë në Berat vendosi sot, 30 tetor, masën e sigurisë “arrest me burg” për 63-vjeçarin K. M., i akuzuar për "vrasje me dashje". Ai vrau me thikë 43-vjeçarin Keli Hoxha nga Tirana, pas një konflikti për një foto me kalin në qendër të Kalasë së Beratit. Ngjarja ndodhi më 28 tetor, në prani të familjarëve dhe fëmijëve të viktimës, raporton për Klan News, gazetarja Anila Sefa. Në sallën e gjyqit, autori u shpreh i penduar dhe kërkoi falje familjarëve të viktimës për krimin e kryer. Ngjarja Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 28 tetorit në Kalanë e qytetit të Beratit. Debati mes autorit të vrasjes dhe viktimës filloi pasi ky i findit i kishte prekur kalin,të cilin autori e përdorte për të shëtitur turistët rreth kalasë, kundrejt një pagese. Mësohet se autori i ngjarjes, 63-vjeçari K.M, pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin, i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar. Pas kësaj, autori dhe viktima kanë debatuar dhe në këto momente, autori ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë. Më pas,autori ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për t’i shpëtuar policisë. Viktima Keli Hoxha,42 vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat. Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në "shpellën e memecit", pranë Kishës së Shën Mëhillit. Autori K.M. 63-vjeç ka kryer një vrasje në vitin 1993 në Berat, por pas ngjarjes ishte larguar në Greqi për rreth 25 vjet, ku kishte ndërruar edhe emrin. Për këtë vrasje ai nuk ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan