У нас вы можете посмотреть бесплатно Të ftohtit ekstrem paralizon Evropën, 500 viktima nga acari-(12 Shkurt 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2012 I ftohti vazhdon të mbajë të paralizuar Evropën, duke e çuar në 500 numrin e viktimave. Edhe për këtë javë në kontinentin e vjetër priten reshje të dendura dëbore dhe temperatura nën zero. Parashikimet meteorologjike flasin për ditë edhe më të ftohta dhe ngrica. Në Rumani janë shënuar më shumë se 65 viktima të reja pasojë e acarit dhe stuhisë. Kryeministri ka vizituar banorët e prekur nga moti i keq. Niveli i reshjeve të dëborës ka arritur në 3.5 metra dhe temperaturat kanë shkuar deri në –30 gradë Celsius. Reshje akoma më të dendura janë parashikuar gjatë ditëve në vijim. Në pjesën jugore të Europës, Italia është mbërthyer nga dëbora e madhe që prej së shtunës, dhe në mënyrë të veçantë Roma. Stuhi dhe temperatura të ulëta kanë detyruar banorët të qëndrojnë të mbyllur, ndërsa shumë rrugë janë bllokuar. Ukraina, një vend shumë i goditur nga i ftohti siberian, është përballur me një tjetër valë acari, ku temperaturat kanë arritur deri në –35 gradë Celsius. Moti ekstrem ka sjellë shumë sfida për ekipet e ndihmës. Si përgjigje ndaj kushteve të këqija atmosferike, shumë shkolla në vend janë mbyllur prej disa ditësh. Në mënyrë që të lehtësohen problemet e furnizimit me energji elektrike, qeveria ukrainase ka marrë vendim urgjent për të pezulluar eksportet e energjisë në Bjellorusi, Moldavi dhe disa vende të tjera fqinje, në mënyrë që të plotësojnë nevojat e veta. Dhjetëra çadra janë ngritur për të ardhur në ndihmë banorëve. Përveç ushqimit dhe pijes së ngrohtë, në shërbimet banorëve janë vendosur edhe psikologë për të siguruar trajtimet e nevojshme. Parashikimet e motit flasin për një javë të ftohtë. Ky është dimri më i ashpër që kontinenti europian ka përjetuar në dekadën e fundit dhe mund të zgjasë deri në fund të muajit. Temperaturat në disa vende lindore kanë shënuar edhe minus 40 gradë Celsius./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/