У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Trump, bisedë me Putin: Lufta mbaroi, dua të marr Hormuzin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilluan një bisedë telefonike për situatën në Lindjen e Mesme. Lajmi u bë i ditur nga ndihmësi presidencial rus për çështjet ndërkombëtare, Yuri Ushakov, i cili u tha gazetarëve se telefonata mes dy liderëve ishte “profesionale, e sinqertë dhe konstruktive”, duke u përqendruar te konflikti Shba-Iran dhe pasojat e tij për sigurinë ndërkombëtare, por edhe për situatën Rusi-Ukrainë. Nga ana e tij, presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë sinjale se konflikti po shkon drejt fundit. Në një intervistë për CBS Neës, ai deklaroi se lufta kundër Iranit është “praktikisht e përfunduar”, duke theksuar se sipas tij Teherani ka humbur kapacitetet kryesore ushtarake. “Mendoj se lufta pothuajse ka mbaruar. Irani nuk ka më marinë, nuk kanë komunikime me vende të rëndësishme të botës dhe as forcë ajrore për të na përballuar” I pyetur nëse kishte një mesazh për udhëheqësin e ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, Trump u përgjigj shkurt: “Nuk kam asnjë mesazh për të. Ai megjithatë, lëshoi edhe një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Terheranin. “Unë mendoj se ata kanë qëlluar me gjithçka që kishin. Tani është koha për t’i dhënë fund. Duhet ta kuptojnë se çdo do tentativë sulmi e re do të sillte pasoja të rënda për vendin” Në të njëjtën intervistë, Trump deklaroi se administrata amerikane po shqyrton edhe mundësinë e marrjes së kontrollit të Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për qarkullimin e naftës në botë. Sipas tij, aktualisht anijet vazhdojnë të kalojnë në këtë korridor detar, por situata mbetet e brishtë. Pamjet: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Trump#TopChannelNews