У нас вы можете посмотреть бесплатно INSPIRIMI - Këngë për gjeniun Rufat Aliu - ( Rock ) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Në malet e errta dhe të ashpra, ku gjithmonë frynte erë lirie, ku dimrat janë të rëndë dhe netët e gjata, jetonte nji njeri me zemër të madhe dhe me mendje që ndriqonte më fort se qdo dritë. Ishte koha e viteve të 70-ta, kur fshati jetonte mes maleve, gurëve, tokës dhe mundit, pa shtylla rryme, pa rrymë, pa dritë… por me njerëz të mirë, me zemra të mdha dhe me një burrë që akoma shihte shpresë, atje ku të tjerët shihnin terr. Kur nata binte mbi fshat, njerëzit ndiznin qirinj e lampa vajëguri, dhe shikonin horizontin e errët. Askush nuk besonte se fshati mund të ndriqohej… Por ai besoi, ai punoi, ai krijoi. Me duart e veta ndërtoi një hidrocentralë të vogël, me gurë, me hekur, me dru, me energjinë e lumit dhe me shpirtin më të pastër që mund të ketë njeriu. Ditë dhe natë punoi, me djersë në ballë dhe me dritë në mendje. Ndërsa mali heshti, ndërsa lumi po rridhte i heshtur nën hënë, erdhi dita, turbina u sillë për herë të parë... Dhe erdhi drita… një shkëndijë e vogël u ndez në errësirë. Fshati u ngrit në këmbë… dritaret u qelën, sytë u mbushën me lot gëzimi. Për herë të parë pas shumë brezash, terr i natës u thye nga drita e njeriut. Për gati njëzet vite, fshati jetoi nën dritën që solli Rufat Aliiiu. Fëmijët mësonin nën dritën elektrike t'lumit, nënat gatunin lehtësisht e pa frikë nga terri, pleqtë rrinin, bisedonin e pleqnonin në oda me dritë, dhe lumi vazhdonte të këndonte për ata. Drita ishte jeta e tij. Dhe drita u bë trashëgimia e tij. Në vitin 1996, ai u nda nga kjo botë, por kurr nga zemrat që ndriqoi. Ndërsa mali heshti, ndërsa lumi po rridhte i heshtur nën hënë, erdhi dita, turbina u sillë për herë të parë... Dhe erdhi drita… një shkëndijë e vogël u ndez në errësirë. Fshati nuk e harron. Edhe maleve u mungon. E koha e ruan si një thesar. Sepse jo të gjithë burrat bëhen dritë… vetëm ata që lindin për të lënë gjurmë. Kjo këngë, kjo histori, kjo dritë i përket një emri që do t'kujtohet gjithmonë: Rufat Aliu — njeriu që i dha dritë një fshati, dhe solli shpresë në natën shqiptare. Ai nuk jeton më… por drita e tij nuk shuhet më kurrë... Teksti: Sami Aliu Realizimi me I.A.