У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Donbasi, kushti i Moskës për paqe me Ukrainën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Dronët dhe raketat ruse goditën qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, duke ndërprerë energjinë elektrike gjatë motit të acartë të dimrit. Sipas raportimeve, të paktën 23 persona mbetën të plagosur dhe dy shkolla u shkatërruan. Pamjet në kanalet jozyrtare të Telegram treguan qytetin lindor, një objektiv i shpeshtë rus, 30 km larg kufirit, të zhytur në errësirë. Sulme të tjera masive pati edhe në Odessa, ku ndodhen portet e Detit të Zi të Ukrainës, dhe në rajonin Lviv, i cili kufizohet me vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe NATO-s. Infrastruktura energjetike ishte objektivi kryesor i sulmeve ajrore nga Moska, ndërsa kërcënimet për sulme të mëtejshme vështirësuan përpjekjet për riparim. Bombardimet e fundit vijnë mes negociatave për paqe të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, ku duket se pika për të cilën palët nuk bien dakord është çështja e territorit. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe negociatori rus, Kirill Dimitriev, përmes një postimi në platformën X këtë të martë. “Tërheqja nga Donbasi është rruga drejt paqes për Ukrainën”. Sipas mediave, administrata Trump i ka sinjalizuar Ukrainës se garancitë amerikane të sigurisë do të varen nga pranimi i një marrëveshjeje që kërkon lëshimin e Donbasit, 90% e të cilit aktualisht kontrollohet nga Rusia. Takimi i radhës do të mbahet këtë fundjavë në Abu Dhabi. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/