У нас вы можете посмотреть бесплатно Lagjja e dibranëve, banorët tregojnë për mikpritjen që gjetën në Tiranë (16 Tetor 2003) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2003 Duke filluar që nga viti 1914 në qytetin e Tiranës filloi të krijohet një lagje e re. Filluan të ndërtohen shtëpitë e para si edhe rrugicat midis tyre u shtruan me kalldrëm. Lagjja mori shumë shpejt emrin mëhalla e dibranëve, ndërsa banorët që erdhën këtu ishin muhaxhirë, ose shtegtarë të ardhur nga rrethi i Dibrës. Ishin të ardhurit e parë që vendosën të ndërtojnë jetën e tyre këtu në mes të tiranasve. Një ndër ta është edhe ky i moshuar që quhet Lutfi Guzja. Ai banon në këtë shtëpi së bashku me familjen e tij. Tashmë është bërë gjysh. “Në seften e parë erdhën në Elbasan muhaxhir nga Dibra e madhe dhe kur erdha në Elbasan, Elbasani nuk më priti mirë. Ndërsa kur erdhëm në Tiranë, tiranasit na hapën dyert dhe ne i falënderojmë shumë tiranasit dhe u vendosëm këtu që quhet lagjja e Dibranëve. Erdhën njëri pas tjetrit dhe u rreshtuam të gjithë këtu dhe sot quhet lagjja e Dibranëve. Atëherë nuk ka pasur makina. Ne kemi ardhur me kuaj nga Bulqiza. E mbaj mend rrugën e Bulqizës, dolëm nga Klosi pastaj në Gur të Bardh dhe erdhëm në Tiranë”. Profesionet e dibranëve të ardhur ishin ai i muratorit dhe i sheqerxhiut, më vonë ata ushtruan profesionin e këpucarit. Rexhep Bali pasi ka punuar një kohë të gjatë si këpucar tashmë punon në dyqanin e tij. “Nga bisedat e babës tim, di që kur kanë ardhur kanë ardhur në 1914 në Luftën I Botërore, kanë ardhur muhaxhirët e parë dhe kanë ardhur direkt në Tiranë. Janë pritur mirë nga tiranasit, janë ndihmuar nga të gjithë. Kanë ardhur këtu, kanë blerë këtë një vend. Ishin disa që erdhën nga andej, kemi kaluar mirë, edhe me brezin tim që jemi rritur në këtë lagje. Kjo e ka marrë emrin lagjeje dibrane se erdhën shumë në atë kohë dhe këtu ishte bosh ne blemë tokat dhe bëmë shtëpitë këtu me tiranasit që kanë qenë në atë kohë ne dibranët kemi kaluar mirë nuk kemi pasur probleme”. Kjo lagje ka mbetur ashtu si atëherë. Asfalti i hedhur nëpër rrugë tashmë është shkatërruar, por kalldrëmi ndërtuar nga dibranët do të qëndrojë gjithmonë i fortë./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/