У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Emisioni 11 Shkurt 2022 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#AlbanaCaushaj#EglenBici#DritaAvdyli#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Receta 1: Tortë Pavlova me fruta 4 të bardha vezësh mesatare (150 gr) 210 gr sheqer i imët 15 gr niseshte misri Vanilje 1 lugë çaji uthull 200 ml krem panna Fruta pylli (luleshtryshe dhe fruta që dëshironi) Mente e freskët Dekori: Luleshtryshe, boronica dhe fruta që dëshironi Fillimisht ndajmë vezët, të verdhat nga të bardhat. Vendosim të bardhat e vezëve në një tas dhe fillojmë të rrahim me rrahëse vezët duke shtuar pak nga pak, sheqerin. Vazhdojmë rrahjen për 10 minuta derisa sheqeri të shkrijë dhe të bardhat e vezëve të kthehen në një marengë të lidhur mirë e të qëndrueshme që të mund ti japim formën që dëshirojmë. Shtojmë vaniljen. Shtojmë niseshten dhe vazhdojmë përzierjen. Në një tepsi shtrojmë letër pjekje dhe vendosim në qendër të tepsisë marengën. I japim formën që dëshirojmë në një rreze me diametër 18 cm. Rregullojmë anët duke formuar në mes një gropë me qëllim që ta mbushim pas pjekjes me krem dhe fruta. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 110 gradë për 1 orë e gjysmë. Pasi të kalojë kjo kohë e lëmë tortën të ftohet. Në një tas rrahim kremin e panës dhe e shtojmë në qendër të tortës. E zbukurojmë me fruta pylli (luleshtrydhe, boronica), pak mente dhe i pudrosim lehtë me sheqer pluhur dhe e shërbejmë në feta. Receta 2: Rizoto me fruta deti 320 gr oriz Arborio ose Carnaroli 700 gr fruta deti (karkalecë, kallamarë, etj.) 2 thelpinj hudhër 1 qepë e vogël ½ degë selino 1 karrotë e vogël Pak spec pikant 8 domate qershi (opsionale) Vaj ulliri Kripë dhe piper të zi 1 lugë çaji gjalpë i ftohtë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë 1 lt lëng perimesh ose peshku Në një tigan të thellë vendosim 2 lugë gjelle vaj ulliri, qepën e grirë shumë hollë, selinonë, karrotën, të grirë në kubikë shumë të vegjël, 2 thelpinj hudhër ( të plota) për të aromatizuar përbërësit dhe I largojmë më vonë,si dhe specin e kuq pikant. Kaurdisim perimet sa të ulin volumin por pa I dhënë ngjyrë. Shtojmë kallamarët të prerë në shirita me gjatësi 2-3 cm i përziejmë, shtojmë karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat, vazhdojmë përzierjen deri sa karkalecat të zverdhen, shtojmë dhe domatet. I shuajmë me pak verë të bardhë dhe pas 1-2 minutash I largojmë nga zjarri I vendosim në një tas të mbyllur. Në një tigan të thellë me 1 lugë gjelle vaj ulliri, pak qepë shtojmë orizin dhe I kaurdisim për 5 minuta . E shuajmë dhe orizin me ½ e verës së mbetur dhe sapo alkooli të avullojë,shtojmë 1 garuzhde lëng perimesh ose peshku. E përziejmë deri sa orizi të përthithë lëngun. Kështu vazhdojmë deri sa orizi të zbutet në fund shtojmë karkalecat dhe kallamarët e gatuar, I përziejmë shtojmë 1 lugë gjalp të ftohtë, e përziejmë, shtojmë majdanoz dhe piper të zi, dhe menjëherë e servirim. Domatet qershi janë alternativë, mund t’I përdorni ose jo , varet nga shijet tuaja. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu