У нас вы можете посмотреть бесплатно Data Stories- 29 janar 1888 - Shqipëria me ngjyra e vitit 1848 në telajot e një piktori anglez или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Eduard Lir - piktori, shkrimtari dhe poeti anglez, që dokumentoi në telajo trojet shqiptare të vitit 1848, u nda nga jeta më 29 janar 1888. Eduard Lir u bë i njohur në Angli, në moshë fare te re, për shkak të udhëtimeve në vende të pashkelura dhe sidomos për pikturat që paraqisnin zogj ekzotikë. Aq shumë u mor Lir me këtë lloj pikture, saqë gazetat, apo revistat e kohës, nuk përtonin t’i kushtonin atij, në këmbim, skica me përmbajtje humoristike. Për habi, falë kësaj gjetjeje, Eduard Lir siguron mbështetje financiare nga Peshkopi i Noruiç dhe Lordi Stanli, të cilët nisën të mbulonin të gjitha shpenzimet e udhëtimeve të tij. Në mesin e shekullit të 19, saktësisht në vitin 1848, Eduard Liri përshkoi trojet shqiptare, duke na lënë pas, në mënyrë besnike, imazhet e të parëve tanë dhe zotërimeve të tyre të gati 2 shekujve më parë. Si një profesionist i vërtetë, ai i shoqëron pikturat me shënime udhëtimi, ndërkohë që dokumenton edhe arkitekturën, kostumet tradicionale, pelikanët e shumtë në Zvërnec të Vlorës, veshjet e shqiptarëve në të gjitha zonat ku shkeli, e të tjera. Udhëtimi i vjeshtës së vitit 1948 planifikohet në Stamboll, ku ambasadori britanik i siguron Lirit dokumentet e nevojshme për të udhëtuar përmes zotërimeve të Perandorisë Osmane në Ballkan. Duke u nisur nga Selaniku, në shoqërinë e kujdestarit dhe njëkohësisht të dashurit të tij shqiptar, Jorgo Kokalit nga Suli, Eduard Liri takohet me shqiptarët më 20 shtator 1848, në Manastir. Prej andej, ai vijon rrugëtimin për në Ohër, Strugë, Elbasan dhe më tej për Tiranë, ku sa duket ka përjetuar përshtypjet më të forta të udhëtimit. Diku, në rrugën e vjetër, që lidhte Elbasanin me Tiranën, Eduard Lir është mahnitur me peizazhin, që në sfond kishte malin e Tomorrit. #mcntv #mcn #datastories #ferdinanddervishi #histori #ngjarjethistorike