У нас вы можете посмотреть бесплатно A1 Report - Shkarkohen2 drejtueset dhe 2 pastrueset në shkollën Dhora Leka или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
TIRANE - Skandali i shkollës 9-vjeçare Dhora Leka duket se është edhe më i thellë. Me një vendim të posaçëm nga Drejtoria Rajonale Arsimore e Tiranës sot është pushuar nga puna drejtoresha e shkollës, Mira Brahimi, nëndrejtoresha Gentiana Hoxhallari si dhe dy pastruese të shkollës. Një ditë pas prezantimit të portalit online për denoncimin e korrupsionit pesë mësues të shkollës Dhora Leka kanë denoncuar drejtotreshën dhe nëndrejtoreshën dhe një ditë pas denoncimit Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka marrë masat për zgjidhjen e këtij rasti. Grupi i inspektimit të MAS gjen drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën jashtë shkollës Pas marrjes së denoncimit nga ana e mësuesve MAS ka nisur një grup inspektimi që të verifikonte rastin. Kur ministrja ka shkuar në shkollën 9-vjeçare bashkë me grupin e inspektimit, drejtoresha e shkollës dhe nëndrejtoresha nuk kanë qënë prezente në shkollë pavarësisht se ishin në orarin e punës. Grupi i inspektimit i ka gjetur të dyja drejtueset e shkollës në një kafe por të dyja e kanë justifikuar faktin që ishin jashtë shkollës me pretekstin se ndodheshin në një internet-kafe. Sipas drejtoreshës dhe nëndrejtoreshës së shkollës ato ishin larguar nga shkolla për të shkuar në një internet kafe për të shkarkuar materiale që i duheshin për shkollën si dhe duhej të komunikonin nëpërmjet emailit me DAR-in dhe MAS. Në shkollën Dhora Leka pjesë e stafit janë 15 mësues, nëndrejtoresha dhe drejtoresha. Ndërkohë që pjesë e denoncimit dhe ankimit për drejtoreshën dhe nëndrejtoreshën kanë qënë pesë mësues të cilët e kanë bërë publike akuzën e tyre.