У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - SPAK lëshon 8 urdhër arreste, RENEA zbarkon në Vlorë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Këto janë pamjet nga operacioni që forcat e policisë zhvilluan prej orëve të para të mëngjesit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, me urdhër të SPAK. 8 urdhra ndalimi mësohet se janë miratuar nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK, e cila ka udhëhequr operacionin ku morën pjesë forca të shumta policore, mes atyre dhe ato RENEA. Urdhër-arreste ka dhe për persona që aktualisht ndodhen në burg për vepra të tjera penale. Burime bëjnë me dije se aksioni vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë dy vrasje si dhe episode të trafikut të drogës, ku të përfshirë dyshohet se janë persona me precedent të theksuar kriminal. Krahas tyre nuk mungojnë as të arrestuar nga radhët e policisë, ku, nga sa mësohet, urdhër ndalimi ka për shefin e seksionit të policisë shkencore Kukës, si dhe një ish-efektiv. Urdhër-arresti për këtë të fundit është ekzekutuar në Zvicër. Ndonëse deri tani SPAK dhe policia nuk kanë dhënë detaje rreth operacionit, burime bëjnë me dije se i finalizuar lidhet me zbërthimin e komunikimeve në SKY dhe EncroChat. Përmes tyre është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit, ngjarje e ndodhur më 6 shkurt 2021, si dhe Bledar Birccajt në korrik po të atij viti. Të dyja këto ngjarje janë regjistruar në qytetin e Vlorës dhe, nga hetimet e zhvilluara, kanë rezultuar se kanë qenë të lidhura me përplasjet mes grupeve kriminale. Po ashtu, falë komunikimeve në platformat e enkriptuara janë dokumentuar episode të trafikut të drogës. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/