У нас вы можете посмотреть бесплатно Rreziku nga kanceri i qafës së mitrës, mjekët:Rastet janë ulur,gratë kanë filluar të ndërgjegjësohen или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Subscribe: https://bit.ly/vizionplustv Web: http://www.vizionplus.tv Facebook: / vizionplustv Twitter: / vizionplustv Instagram: / vizionplustv TikTok: / vizionplustv 130 raste të reja, diagnostikohen me kancer të qafës së mitrës çdo vit në vendin tonë. Megjithatë, mjekët thonë se për shkak të informimit dhe ndërgjegjësimit të popullatës, rastet janë ulur ndjeshëm. “Situata e sëmundshmërisë paraqitet e përmirësuar për shkak të informimit të popullatës mbi vlerën e paptestit dhe vetë gratë dhe vajzat i drejtohen institucioneve për të kryer këtë lloj procedure e cila ka reduktuar shumë incidencën nga kanceri i qafës së mitrës”, tha Teona Bushati, mjeke anatomopathologe. Sipas mjekëve, kanceri i qafës së mitrës nuk shfaqet menjëherë, por zhvillohet ngadalë gjatë disa viteve. Bluzat e bardha theksojnë se ka raste edhe të moshave të reja që mund të diagnostikohen. “Kanceri i qafës së mitrës nuk zhvillohet brenda ditësh, javësh, muajsh, ai do një periudhë disa vjeçare që të zhvillohet nga momenti fillestar i infeksionit me human papilloma virus, kështu që sa më shumë kalon koha, aq më shumë rritet probabiliteti për të shfaqur kancer të mitrës. E rëndësishme është kultura e marrëdhënieve intime, nëse një grua fillon aktivitetin e saj seksual herët dhe njëkohësisht nëse kjo grua, ndryshon shumë shpesh partnerët atëherë mundësia që kanceri i qafës së mitrës të shfaqet në mosha të reja është më i madh se sa një grua”, u shpreh Teona Bushati. Kryerja e pap testit është mjaft e rëndësishme, pasi sipas mjekëve specialistë ndihmon në zbulimin dhe parandalimin në kohë të kancerit të qafës së mitrës. “Pap testi është shumë i rëndësishëm, madje një nga faktorët kryesor që e bënë paptestin një teknikë sensitive dhe specifike është periodiciteti i kryerjes së pap testit. Një grua duhet të filloj të bëjë pap testin pasi ka 3 vjet që bënë aktivitet seksual, ose mbasi ka arritur moshën 21 vjeçare”, tha mjekja anatomopathologe. Shkaku kryesor i shfaqjes së këtij kanceri është virusi i papilomës humane. /vizionplus.tv