У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News- Moska fërkon duart nga përplasja SHBA-Europë: Britania s’ka pse të quhet “e Madhe” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Rusia po i fërkon duart nga përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës lidhur me Groenlandën. Teksa retorika e Trump ndaj udhëheqësve europianë përshkallëzohet gjithmonë e më shumë, Moska nuk humb rastin për të ndërhyrë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, komentoi se Groenlanda nuk ishte pjesë natyrale e Danimarkës, ndërsa tha se problemi i ish-territoreve koloniale po bëhej gjithmonë e më akut. “Groenlanda, në parim, nuk është pjesë natyrale e Danimarkës, apo jo? Nuk ishte as pjesë e Norvegjisë dhe as e Danimarkës. Është një pushtim kolonial. Fakti që banorët janë tani të mësuar me këtë dhe ndihen rehat është çështje tjetër”, u shpreh Lavrov. Por teksa përçarjet mes aleatëve transatlantikë ngazëllejnë Moskën, kjo e fundit ka mohuar sugjerimet se po kërkon të kontrollojë ishullin. Lavrov tha gjatë konferencës së të martës se Rusia nuk ka asnjë interes të ndërhyjë në çështjen e Groenlandës, e as ta marrë atë. Sipas BBC, Lavrov theksoi se “nuk ka prova” që Rusia do të synonte të pushtonte Groenlandën, ndërsa shtoi se vendi i tij do të “monitorojë situatën serioze gjeopolitike”. Shefi i diplomacisë ruse sulmoi Britaninë e Madhe, të cilën e ka shpallur si armikun kryesor për mbështetjen e fortë ndaj Ukrainës. Sipas Lavrovit, Britania nuk ka pse ta quajë veten “e madhe”. “Pa ofendim, por mendoj se duhet të quhet thjesht ‘Britani’. Sepse me ‘Britani të Madhe’, ky është i vetmi rast në histori kur një vend e quan veten ‘të madh’”, tha ai. Rusia akuzon Londrën se po punon fuqishëm në prapaskenë për të minuar interesat e Moskës nëpër botë, ndërsa ka vendosur kufizime të stilit sovjetik ndaj diplomatëve britanikë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Moska#SHBA