У нас вы можете посмотреть бесплатно Berisha në Forumin turko-shqiptar të biznesit: Shqipëria, diamanti i Ballkanit - (6 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Kryeministri Berisha mori pjesë në forumin e parë turko- shqiptar të biznesit he ekonomisë, ku ishin të pranishëm mbi 100 përfaqësues të biznesit dhe investitorëve më prestizogj turq, si dhe 60 përfaqësues të biznesit shqiptar. Ai ftoi dhe biznesin turk të rrisë investimet në shuam drejtime në Shqipëri, ndërsa një sërë lehtësish të reja do të krijohen për përmirësimin e ndjeshëm të klimës ndaj biznesit. Sali Berisha: “Një shkrimtar i shquar shqiptar, Faik Konica do të shkruante në fundin e shekullit të XIX, një libër në të cilin do të thoshte “Shqipëria. Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore”. Unë mund tu garantoj ju se Shqipëria është diamanti i vërtetë i Europës Juglindore që ju fton ju sëbashku ta shkëlqeni, ta shkëlqeni gjithnjë e më shumë. Faleminderit.” Shqipëria theksoi kryeministri është një vend me potenciale të jashtëzakonshme ndër të cilat energjia e rinovueshme dhe turizmi. Sali Berisha: “Shqipëria është një vend i vogël në hartën e Ballkanit, të Europës, por ekonomia e saj pikërisht në këtë periudhë stuhish të rënda financiare ka trefishuar nga viti 2006 në vitin 2011 eksportet e saj. Shqipëria ka patur një rritje të investimeve të huaja me 3.2 herë. Ka bërë përpjekje serioze për të krijuar një klimë sa më miqësore për biznesin. Ne po bëjmë gjithçka me vendosmëri të zvogëlojmë në maksimum çdo rëndesë burokratike mbi ju.” Drejtues të unionit të dhomave të tregtisë e bursave të Turqisë i rikonfirmuan Berishës dhe përfaqësuesve të biznesit shqiptar, gatishmërinë por të investuar në Shqipëri në turizëm, industrinë fason dhe energji ku bashkëpunimi tashmë ka filluar në përkrahjen dhe lobimin e më vonë zbatimin e projektit shumë të rëndësishëm të gazsjellësit Transadriatik. Sali Berisha: “Në Ballkan është një Norvegji e vogël. Shqipëria ka një potencial turistik të veçantë. Një Zvicër e vërtetë me det.” Në fund të takimit u nënshkrua memorandumi midis Postës Shqiptare dhe asaj të Turqisë për implementimin e sistemeve bashkëkohore të transfertave financiare dhe teknologjive të larta digjitale në shërbimet që ky institucion ofron./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/