У нас вы можете посмотреть бесплатно Lamtumirë Fatos Nano! Homazhet në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Ish-kryeministrit Fatos Nano iu dha më 2 nëntor lamtumira e fundit në një ceremoni shtetërore të organizuar nga Këshilli i Ministrave. Në nder të figurës së tij, qeveria shpalli 2 Nëntorin Ditë Zie Kombëtare, ndërsa flamujt në institucionet shtetërore e publike u ulën në gjysmë shtizë. Në orën 12:00, në të gjithë vendin u mbajt 1 minutë heshtje, ndërsa çdo aktivitet publik u ndërpre për të respektuar kujtimin e një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare të tranzicionit. Homazhet publike nisën në orën 08:30, ku qytetarë, miq e kolegë i dhanë lamtumirën e fundit deri në orën 11:00. Pas tyre u mbajtën homazhet shtetërore, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve më të larta të shtetit dhe të ftuarve nga Kosova. Në ceremoni mbajtën fjalë bashkëshortja Xhoana Nano dhe djali Sokol Nano, si dhe Kryeministri Edi Rama. Kujtojmë se më 25 gusht 2023, Kryeministri Rama e nderoi ish-Kryeministrin Nano me medaljen e “Mirënjohjes Publike”, klasa I, “Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike”, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të veçantë në ngritjen e institucioneve demokratike, promovimin e tolerancës politike dhe rolin vendimtar në momente të rëndësishme të jetës shoqërore dhe kombëtare. Ceremonia u përcoll me muzikë funebre nga Radiotelevizioni Publik Shqiptar, duke krijuar një atmosferë respekti dhe nderimi për figurën e Nanos. Pas përfundimit të ceremonisë shtetërore, kortezhi funebër përcolli trupin e të ndjerit për në banesën e fundit, në një ceremoni private familjare. Ish-Kryeministri Fatos Nano u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare dhe do të mbahet mend si një prej figurave qendrore të së majtës shqiptare dhe një lider që la gjurmë të thella në historinë politike të vendit. Subscribe to our YouTube Channel: http://bit.ly/3H0S7oQ Find us at: https://www.rtsh.al/ Follow us on social Follow us and get updates from RTSH on social media: Facebook: / rtshqiptar Instagram: / rtshqiptar Twitter: / rtshqiptar Tik Tok: / rtshqiptar #rtsh