У нас вы можете посмотреть бесплатно Agron Duka shpallet kandidat i pavarur ne Shijak (15 Qershor 2001) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2001 Në këtë rrugë të Shijakut është zyra ku zhvillon aktivitetin elektoral kandidati i pavarur Agron Duka i cili kandidon në zonën 25 të këtij qyteti. Duka, pavarësisht se në kandidimi e tij mbështetet nga e majta, në programin e tij ka elemente që e afrojnë më shumë me të djathtën. Gjatë muajve të fundit, Agron Duka ka punuar si prefekt i Qarkut të Durrësit dhe si rrjedhojë e punës së tij të përkushtuar, e ka shndërruar Shijakun në një kantier ndërtimi. "Unë qytetarëve të Shijakut do ua kërkoja votën kështu, që të votojnë për mua pasi më duket vetja me eksperiencë dhe i aftë për të zgjidhur problemet më të rëndësishme që ata kanë përsa u përket përkatësisë partiake, të mbajnë të njëjtën përkatësi që kanë patur deri tani. Të mos ndikohen që unë mbështetem nga e majta apo nga e djathta. Ata votën për subjektin politik mund t'ja japin të djathtës apo të majtës. E rëndësishme është që dua të arrij një qëllim dhe qëllimi kryesor është rregullimi i komunitetit siç ju thashë më sipër, infrastrukturë, problemet që ai ka." Kështu janë meritë e drejtimit të tij në Prefekturën e Durrësit, tërheqja e një fondi prej 44 milionë lekëve të shpenzuara në rrugët, trotuaret, kanalizimet e qytetit të tij të lindjes, Shijakut si dhe ndërtimi i një ujësjellësi ku u shpenzuan 50 milionë lekë. Por, kjo është një anë e medaljes ku tregohet aftësia e tij në organizimin si drejtues i institucioneve shtetërore sepse Agron Duka duke qenë njëkohësisht dhe biznesmen ka arritur që nga fondi i kompanisë Aiba të ndërtojë stacionin e pompimit në fshatin e Shënavlashit, ndërtimin e rrugës në fshatin Qafzotaj si dhe pastrimin e plehrave në Rrashbull. Prandaj nisur nga kjo eksperiencë, slogani me të cilin prezantohet Agron Duka në këtë fushatë elektorale është : "Përvoja ime në shërbimin tuaj."/tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/