У нас вы можете посмотреть бесплатно Klan News - Balluku kërkon heqjen e masës “ndalim për të dalë jashtë” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Zëvëndëskryeministrja Belinda Balluku njëherazi Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, i është drejtuar me rekurs Gjykatës së Lartë. Balluku nëpërmjet avokatëve të saj ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit që la në fuqi masën e sigurimit ndalin për të dalë jashtë vendit. Në rekursin drejtuar shkallës së tretë të gjyqësorit, Belinda Balluku nuk ka dhënë argumente për pjesën e pezullimit nga detyra, pasi Apeli i Posaçëm e pezulloi vendimmarrjen duke pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese. SPAK e akuzon zvëndëskryeministren për shkelje të barazisë në tendera dhe vendosi pezullimin e saj nga detyra dhe ka kërkuar masë arresti në burg ose në shtëpi. Pezullimi nga detyra u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, pasi kryeministri e ankimoi atë si shkelje të kompetencave, ndërsa kërkesa për arrest ndodhet në Kuvend prej 16 dhjetorit. Kjo kërkesë ende nuk ka marrë një përgjigje nga Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, pasi Kuvendi argumenton se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me masën e sigurimit pezullim nga detyra. Gjykata Kushtetuese u mblodh në 22 janar, dëgjoi argumentet e palëve dhe u tërhoq për vendim. Trupa gjykuese ka 30 ditë afat për të dalë me një vendim në lidhje me këtë çështje. Klan News SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook: / klannews Follow @klannews on Instagram: / tvklannews #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan