У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Ajatollahu i ri është në koma / Ka humbur njërën këmbë, Irani zhyt botën në kaos или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Irani po zhvillon një luftë që po ndez kaos global i udhëhequr nga një njeri që është në koma, shkruajnë mediat britanike të enjten. Udhëheqësi i ri Suprem Mojtaba Khamenei është zgjedhur pasues i të atit, pavarësisht se është plagosur rëndë në një sulm ajror. Burimet thanë për britaniken The Sun se djali 56-vjeçar i Ajatollahut Ali Khamenei, ka humbur një këmbë dhe gjithashtu ka pësuar dëmtime serioze në stomak ose mëlçi. Nuk është e qartë nëse ai u plagos në të njëjtën ditë që vdiq babai i tij 86-vjeçar, më 28 shkurt, por ai nuk po drejton strategjinë që aktualisht po shkakton trazira në tregun e energjisë. Një burim i The Sun në kryeqytetin iranian Teheran ofroi detaje të jashtëzakonshme rreth gjendjes, trajtimit, vendndodhjes dhe sigurisë së udhëheqësit të ri. Ai është aktualisht nën kujdes intensiv në Spitalin Universitar Sina në lagjen historike të qytetit, pasi një pjesë e ndërtesës u mbyll dhe mbahet e rrethuar nën masa të larta sigurie. Burimi - i cili kërkoi të mos identifikohej nga frika për jetën e tij - arriti të shmangte ndërprerjen pothuajse totale të internetit në Iran për t'i dërguar mesazhe një disidenti me bazë në Londër. Ai nuk është mjek, por njeh anëtarët e ekipit të traumës të spitalit të cilët i thanë se Mojtaba ishte në gjendje "shumë të rëndë" nën kujdesin e Mohammad Reza Zafargjani. Ky i fundit është Ministri i Shëndetësisë i Iranit, por edhe një nga kirurgët më të mirë të traumës në vend. "Një ose dy nga këmbët e tij janë prerë. Mëlçia ose stomaku i tij është dëmtuar gjithashtu. Me sa duket është në koma", tha burimi. Të dhënat e ofruara prej tij nuk mund të verifikohen për shkak të ndërprerjes së internetit në iran, por statusi i Mojtabas si i plagosur është konfirmuar tashmë. Televizioni shtetëror iranian i referohet hapur atij si "Xhanbaz i Ramazanit", veteran i plagosur i luftës. Dhe sulmet e vazhdueshme të Iranit mbi shtetet fqinje mbështesin teoritë se Irani tani po drejtohet nga një "Ajatollah Fantazmë". Lufta ka vazhduar pavarësisht humbjes së dy ajatollahëve pasi Khamenei i vjetër krijoi 31 komanda rajonale të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike për të marrë kontrollin nëse regjimi do të goditej. Dhe komandantët e shpërndarë në të gjithë vendin tani janë në gjendje të luftojnë pa një udhëheqës të caktuar. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#MojtabaKhamenei#Iran