У нас вы можете посмотреть бесплатно Stop/“Të q*.. r*bt qelbësirë”, avokati i zhvat paratë qytetarit, fyen dhe gazetaren - 3 Nëntor 2025 или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Sefedin Selmanaj, punonjës në aeroportin e Vlorës, pasi nuk ishte paguar rregullisht për punën e tij, iu drejtua gjykatës dhe fitoi një dëmshpërblim prej 14 milionë lekësh të vjetra. Sipas vendimit, shuma do t’i kthehej përmes përmbarimit, por Selmanaj mësoi, se avokati i tij, Delo Mecani, i kishte tërhequr paratë. Mecani pranoi, se i kishte marrë paratë dhe tha, se do t’ia kthente klientit, por pas një viti, kjo nuk ka ndodhur.Kur qytetari dhe gazetarja takuan avokatin në Vlorë, Mecani deklaroi, se kishte rënë dakord me klientin për t’i ndarë përgjysëm, megjithëse nuk ekzistonte asnjë dokument, që vërtetonte një marrëveshje të tillë. Pas diskutimeve, ai pranoi, se do të mbante vetëm tarifën, që përcakton ligji i avokatisë. Në një telefonatë të mëvonshme, avokati Delo Mecani reagoi me fyerje dhe kërcënime, duke e ofenduar qytetarin dhe gazetaren. Kur mendoi, se e kishte mbyllur telefonin, në një bisedë me miqtë, avokati u dëgjua duke justifikuar veprimet e veta dhe duke fyer e kërcënuar sërish. Ne mësuam, se Prokuroria ka regjistruar dy procedime penale ndaj Mecanit, për “Mashtrim me pasoja të rënda”.Në të njëjtën kohë, Dhoma Kombëtare e Avokatisë ka hapur një procedim disiplinor ndaj tij dhe ka paralajmëruar se më 6 nëntor 2025 do të merret një vendim për licencën e avokatit. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan