У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Zbërthehen bisedat në “Sky Ecc”/ Zbardhet atentati ndaj shqiptarit Ari Papa,“Fantazmës” или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga operacioni i djeshëm në Greqi për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshira në trafik droge në Shqipëri, Greqi e Spanjë, në atentate dhe pastrim parash. Në dosje mësohet se përfshihen të paktën 21 persona. Siç zbulojnë mediat greke, mësohet se janë zbuluar informacione në lidhje me atentatin e 26 shkurtit 2021 në vendin e quajtur “Stacioni i Larisës” në Athinë, ku u tentua të vritet me armë zjarri shtetasi Ari Papa, 32 vjeç nga Saranda. Ishte ora 20:00 kur Papa ndodhej midis rrugëve, kur pasagjerët e një taksie qëlluan me armë në drejtim të tij. Papa mori dy plagë dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit ku i shpëtoi vdekjes. Atentatorët u larguan duke kërcënuar shoferin e taksisë, por më pas e braktisën mjetin së bashku me dy pistoleta dhe sende të tjera. Megjithatë Ari Papa u ekzekutua në 30 maj 2021, në Athinë teksa pinte kafe në një lokal. Për vrasjen e tij, në mars 2023 policia arrestoi vetëm dy persona që dyshohet se kishin shërbyer si ndihmës të autorëve. Bëhet fjalë për taksistin shqiptar, 47-vjeçarin Juljan Ymeri, i cili përdor edhe emrat Ervin e Beniamin dhe mbiemrat Rexhepi e Bethanov dhe një barist grek, ndërsa ekzekutori mendohet se ka ardhur nga Shqipëria. Nuk dihet se çfarë detaje të reja kanë zbardhur komunikimet në “Sky Ecc” lidhur me atentatin e shkurtit 2021, pasi në mars tw atij viti, policia greke tha se e kishte zbardhur atë atentat duke arrestuar 7 persona dhe shpallur 1 në kërkim për trafik droge dhe akuza të tjera, 3 prej të cilëve rezultuan se kishin rol edhe në atentatin ndaj Papës. Media greke zbuloi se 3 të dyshuarit për atentatin ndaj Papës ishin shqiptarët “Mili” 38-vjeç; “Dorian” 32-vjeç (i shpallur në kërkim) dhe “Landi” 30-vjeç. Në 20.07.2007 u krye atentati i parë ndaj Ari Papës. Ai u qëllua me armë në kryqëzimin e rrugëve “Liosion” dhe “Sozopoleus” në Athinë. Papa mbeti i plagosur së bashku me shtetasin e huaj Georgio Tarnovalinski. Për policinë greke, sarandioti Papa është i skeduar në këtë ngjarje si Aristidi Pappa. Për atentatin e parë ndaj Ari Papës si dhe për 10 atentate të tjera dhe 11 vrasje policia greke arrestoi atëherë një grup të rrezikshëm shqiptarësh të përfshirë në historinë e përgjakshme të përplasjes e bandave shqiptare në vitet 2007-2008 në Greqi. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #AriPapa#TopChannelNews