У нас вы можете посмотреть бесплатно Kurora e lotëve të Zojës или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#videoshow KURORA E LOTËVE TË ZOJËS Më 8 nëntor 1929, motër Amalia e Jezusit të Fshikulluar, misionare braziliane e Të Kryqëzuarit Hyjnor, po lutej dhe po ofronte vetveten për të shpëtuar jetën e një të afërmeje shumë të sëmurë. Papritmas dëgjoi një zë: “Nqs do që ta marrësh këtë hir, kërkoje për Lotët e Nënës sime. Gjithçka çka njerëzit më kërkojnë pë rata Lotë, unë jam I detyruar që ta jap”. Duke qenë se murgesha kishte kërkuar se si duhej të lutej, ju dhak jo lutje: O Jezus, plotësoje lutjet e kërkesat tona, për hir të Lotëve të Nënës tënde të Shenjtë. Më 8 mars 1930, ndërkohë që ishte e gjunjëzuar përballë alterit u ndje sikur po e ngrihej nga toka dhe pa një Zonjë tepër të bukur: Ishte e veshur me veshje ngjyrë vjollcë, me një mantel bojëqielli që i varej nëpër supe dhe një vello e bardhë I mbulonte kokën. Zoja e Bekuar duke buzëqeshur plot dashuri, i dhuroi kurorën me kokrra, të bardha si bora, të cilat shndritnin si dielli. E Virgjëra i tha: “Ja kurora e Lotëve të mi (..) Ai do që të më nderosh në mënyrë të veçantë me këtë kurorë, do t’u japë të gjithë atyre që do të recitojnë këtë kurorë e do ta lusin në emër të Lotëve të mi, hire të mëdha. Kjo kurorë do të shërbejë për të kthyer shumë mëkatarë dhe në mënyrë të veçantë ndjekësit e spiritizmit. (..) Djalli do të mundet nëpërmjet kësaj Kurorë dhe perandoria e tij e ferrit do të shkatërrrohet.” Lutja fillestare: O Jezus, i kryqëzuari ynë, të gjunjëzuar tek këmbët e tua ne të ofrojmë Lotët e saj që të ka shoqëruar në rrugën e Kalvarit, me një dashuri kaq të flaktë e kaq të mëshirshme. Plotësoji, o Mjeshtër i mirë, lutjet tona dhe kërkesat tona, për hir të Lotëve të Nënës tënde tejet të Shenjtë. Na jep hirin që të mësojmë mësimet e dhimbshme që na japin Lotët e kësaj Nëne të mirë, në mënyrë që ne të përmbushim gjithnjë Vullnetin tënd mbi tokë e të jemi të gjykuar të denjë për të të lavdëruar përjetësisht në qiell. Amen. 1 herë: O Jezus kujtohu për Lotët e Asaj që të ka dashur më shumë nga të gjithë në tokë dhe tani të do në mënyrën më të flaktë në qiell. 7 herë: O Jezus, plotësoji lutjet tona dhe kërkesat tona, për hir të Lotëve të Nënës tënde të Shenjtë. 3 herë: O Jezus kujtohu për Lotët e Asaj që të ka dashur më shumë nga të gjithë në tokë. Lutje përmbyllëse: O Mari, Nënë e Dashurisë, Nënë e dhimbjes dhe e Mëshirës, ne të kërkojmë që të bashkosh lutjet e tua me tonat, në mënyrë që Biri yt hyjnor, të cilit ne i drejtohemi me besim, falë Lotëve të tu, të na plotësojë lutjet tona dhe të na japë, përtej hireve që i kërkojmë, kurorën e lavdisë në amshim. Amen.