У нас вы можете посмотреть бесплатно Kurora e shtate dhimbjeve te Zojes или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
KURORA E SHTATË DHIMBJEVE TË ZOJËS SË DHIMBSHME O Zot eja na shpëto. Hyj eja shpejt e na ndihmo. Lavdi Atit e Birit e Shpirtit të Shenjtë, si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. Amen. DHIMBJA E PARË Maria e Shenjtë e prezanton Jezusin fëmijë në Tempull dhe takon Simonin e vjetër të shenjtë, që i profetizon “shpatën” e dhimbjes. Maria e Shenjtë i ofron Jezusit Hyjit Atë, ofron Viktimën e pastër, të shenjtë, të papërlyer dhe së bashku me të ofron vetveten, pasi është e thirrur që të jetë Bashkëshpëtimtarja universale: për këtë arsye Jezusi do të jetë Viktimë e kryqëzuar dhe Ajo do të ta ketë shpirtin të tejkaluar nga “shpata” e dhimbjes për të gjitha mëkatet e botës. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E DYTË Maria e Shenjtë që arratiset në Egjipt për të shpëtuar Jezusin fëmijë nga vdekja. Maria e Shenjtë arratiset në mërgim me Shën Jozefin për të shpëtuar jetën e Jezusit Fëmijë që është i kërcënuar me vdekje. Drama e dhimbjes së mërgimit të Marisë së Shenjtë është një hir që na mbështet të gjithë ne “mërgimtarët fëmijët e Evës” të thirrur, nga kjo tokë e mërgimit, drejt Atdheut qiellor, tek i cili arrijmë përmes rrugës së Kryqit, të mbështetur e të ngushëlluar nga Ajo. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E TRETË Maria e Shenjtë kërkon Jezusin që e gjen në Tempullin e Jeruzalemit Maria e Shenjtë vuan një ankth të tmerrshëm për humbjen e Jezusit në Jeruzalem. Për tre ditë Ajo kërkon Birin e saj, dhe e gjen në Tempull. Të humbasësh Jezusin: është fatkeqësia më e madhe që mund të na ndodhë, sepse vetëm Ai është Rruga, e Vërteta dhe Jeta; kështu që duhet ta kërkojmë sërish menjëherë dhe ta gjejmë në Tempull, në Shtëpinë e Hyjit, duke ju afruar Sakramenteve të Rrëfimit dhe të Kungimit. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E KATËRT Maria e Shejtë takon Birin e saj Jezus në rrugën e Kalvarit Maria e Shenjtë takon Jezusin në rrugën e Kalvarit dhe përshkon së bashku me Të rrugën e dhimbshme deri në Golgota, duke mbartur në zemër Kryqin e Jezusit si një “shpatë” që penetron gjithnjë e më shumë shpirtin e saj për shpëtimin e njerëzimit mëkatar. Me Marinë e dhimbshme le të ndjekim edhe ne Jezusin duke marrë Kryqin e shpëtimit tonë. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E PESTË Maria e Shenjtë e Dhimbshme e pranishme në Kalvar gjatë Kryqëzimit e Vdekjes së Jezusit Maria e Shenjtë e Dhimbshme është e pranishme gjatë Kryqëzimit e Vdekjes së Jezusit dhe vuan në zemrën e saj prej Nëne të gjitha dhimbjet e trupit të Jezusit të kryqëzuar në kryq, të cilit i kanë dhënë për të pirë uthull, e kanë shporuar në kraharor. Kjo është “shpata” e dhimbjes që ka depërtuar në të gjithë shpirtin e Marisë, por Ajo ka ofruar gjithçka gjithnjë e bashkuar me Birin Shpëtimtarin si një Bashkëshpëtimtare universale e shëlbimit. Le të dojë Ajo që të printojë në shpirtrat tanë imazhin e të Kryqëzuarit. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E GJASHTË Maria e Shënjtë e Dhimbshmë merr në krahë Jezusin e zbritur nga Kryqi. Maria e Shënjtë merr në krahët e saj Jezusin e zbritur nga kryqi. Ky është imazhi i mëshirës. Por është edhe imazhi i maternitetit priftëror të Bashkëshpëtimtares universal që i ofron Atit Viktimën hyjnore, ostie e shpëtimit për të gjithë njerëzit e të gjitha kohërave e të gjitha vendeve. O Nënë e dhimbshme, na mbaj edhe ne ndër krahët e tu për të na ofruar tek Hyji. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua. DHIMBJA E SHTATË Maria e Shenjtë e vendos Jezusin e vdekur në varr. Maria e Shenjtë vendos trupin e Jezusit në varr për të pritur me besim të palëkundur ringjalljen e tij. Varri i Jezusit është një varr jete dhe lavdie dhe kështu do të jetë për varrin e çdo të shpëtuari që pranon Shpëtimtarin, ndërkohë që varri i atij që refuzon Krishtin do të jetë varr i humbjes së përjetshme. O Nënë e Dhimbshme, na vendos edhe ne në varrin e Jezusit për të rilindur një ditë si Ai në jetën e amshuar. 1 Ati ynë, 7 Të falemi Mari O Mari, e mira ime e ëmbël, bëj që edhe në zemrën time të jenë gjurmët e dhimbjeve të tua.