У нас вы можете посмотреть бесплатно Xhadat: Qelizat staminale / Eksperiment me fëmijët shqiptarë или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Emisioni “Xhadat” denoncoi rastin e mashtrimit me qelizat staminale ku duket se Shqipëria është kthyer në Karem për tërheqjen e pacientëve drejt Turqisë, ku kryen më pas dhe operacionet e shtrenjta. I tillë është dhe rasti i Liv Hospital Tiranë, i cili përmes emisioneve që transmeton në televizionet kombëtare, ku herë pas here ftohen edhe mjek turq, reklamon mrekullinë e shërimit përmes qelizave staminale, ndërhyrje të cilat duket se janë ende në fazë eksperimentale. Në intervistën e tij për emisionin “E Diela Shqiptare” mjeku turk Erdal Karaozm thotë se këto qeliza kurojnë autizmin, paralizat, dëmtimet e shtyllës kurrizore dhe disa diagnoza tek të cilat deri tani mjekësia nuk ka arritur të ndërhyjë. Por dy prindër shqiptarë fëmijët e të cilëve janë operuar nga ky mjek me ndërmjetësinë e Klinikës Liv në Tiranë, denoncuan te “Xhadat” se ky është një mashtrim. Morena Imeraj prind i një fëmijë autik u shpreh : “Unë kam një fëmijë të diagnostikuar me autizëm, shkalla e tretë edhe kam parë një emision, “E Diela Shqiptare ku ka qenë një doktor turk që ka reklamuar qelizat staminale dhe për çudibërjen e tyre. Sipas tyre bënin mrekulli. Doktori quhet Erdal Karaoz. Kemi kontaktuar spitalin, na kanë kërkuar disa video të shkurtra, të fëmijës në periudha të ndryshme kohësh për të parë, si ka ecur dhe si është gjendja e tij momentale. U a kemi dërguar këto dhe të gjitha letrat ku është diagnostikuar." “Xhadat” kërkuan informacion edhe pranë “Liv Hospital Tiranë” ku biseduan me koordinatoren Alketa Brahushaj e cila u shpreh : “Jam e detyruar t`i them se rezultatet janë zero, të mira dhe shumë të mira. Por në reklamën që i bëhet përdorimit të qelizave staminale, ku prezent është dhe zonja Brahushaj, në asnjë rast nuk thuhet kjo. Edhe pse “Xhadat” kërkuan zyrtarisht një përgjigje edhe nga spitali turk përgjigja pas gati katër javësh nuk ka mbërritur.