У нас вы можете посмотреть бесплатно Kukës, refugjatët e ardhur (30 Prill 1999) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga pika doganore e Morinës. Autokolona e refugjatëve kosovarë duke hyrë në kufi me traktorë. Pamje nga kufiri i Shqipërisë, ushtarë me armë në dorë. Gjatë ditës së sotme në pikën doganore të Morinës mësohet të kenë kaluar tetë mijë të ardhur nga Kosova. Kjo për shkak të ardhjeve nga qyteti i Prizrenit. Forcat ushtarake serbe kanë hyrë në qytetin e Prizrenit duke terrorizuar, vrarë dhe plaçkitur dhe duke urdhëruar shqiptarët të lënë banesat e të drejtohen në kufirin e Shqipërisë. Sipas dëshmitarëve dhjetëra e qindra makina të mbushura me njerëz janë duke mbërritur në Doganën e Morinës. Sot Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Meri Robinson ka akuzuar Millosheviçin për vazhdimin e spastrimit etnik. Robinson shpreson që shumë shpejt të mbërrijë në Ballkan për t'u takuar me Presidentin Jugosllav Millosheviç, por dhe për të bërë të njohura vuajtjet e viktimave. Mësohet se sot forcat serbe kanë bombarduar disa zona kufitare të rrethit të Kukësit. Rreth 20 predha kanë rënë në fshatrat e komunës së Zabotit në fshatin Mborje, si pasojë ka patur dy shtëpi të dëmtuara dhe një kabinë elektrike. Bëhet e ditur se këto bombardime në rrethin e Kukësit bëhen në shenjë hakmarrje ndaj një sulmi të bërë gjatë natës nga NATO ndaj një baze ushtarake të ushtrisë serbe në qytetin e Dragashit. Banorët në rrethin e Hasit dhe të Tropojës, me kohë janë larguar nga vatrat e tyre. Gazetar: Eduart Frangaj