У нас вы можете посмотреть бесплатно Presidenti Topi dekoron me urdhrin “Mjeshtër i Madh”, Vera Grabockën dhe Pali Kuken - (5 Prill 2012) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme arkiva 2012 Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi regjisor të njohur të krijimtarisë kinematografike e televizive shqiptare, të cilët kanë dhënë kontribut të veçantë në realizimin cilësor të mjaft filmave artistik e programeve televizive. Dashamir Xhaxhiu: “Presidenti i Republikës i jep zonjës Vera Grabocka urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Regjisores dhe producentes të mirënjohur të televizionit që me talentin dhe karakterin novator solli ndryshimet cilësore në spektaklin televiziv në Shqipëri, duke e orientuar drejt vizionit perëndimor, etik dhe estetikë, e njëherazi promovoi fuqishëm kulturën kombëtare dhe artistët e rinj.” Vera Grabocka: “Së pari dua të falënderoj zotin president për vlerësimin e madh që më bëri, faleminderit. Gjithashtu doja për herë të parë në mënyrë publike të falënderoj një njeri shumë të veçantë, që më ka falënderuar me qindra herë dhe unë s’kam gjetur asnjëherë rast ta falënderoj në mënyrë publike. Është Timo Flloko. Falenderimin e fundit dua ta bëj për dy njerëz, njerëzit më të dashur të jetës time, nënën time dhe babain tim.” Ndërsa Pali Kuke u dekoruar me motivacionin “Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e filmit dhe spektakleve televizive, si dhe me përgatitjen e brezave të rinj të artistëve televiziv.” Dashamir Xhaxhiu: “Presidenti i Republikës i jep zotit Pali Kuke, urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin “Personalitetin të mirënjohur të televizionit me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e filmit dhe spektakleve televiziv si dhe në përgatitjen e brezave të rinj, të artistëve televizivë.” Pali Kuke: “Vazhdoj të jem i përulur dhe të respektoj atë plejadë të shkëlqyer aktorësh me të cilët pata fatin të punoj. Padyshim falënderoj familjen time, zonjën time Zerinës, 2 djemtë e mi Ergin dhe Erfortin dhe së fundmi të gjithëve juve faleminderit që më keni pranuar në shtëpitë e juaja, me keni duartrokitur dhe më jepni sot këtë ditë të shkëlqyer të jetës sime. Edhe njëherë shumë faleminderit zoti president.” Me urdhrin “Mjeshtër i madh” është nderuar edhe balerini i njohur shqiptar Kledi Kadiu./tvklan.al SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni n\u00eb faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t\u2019i ndiqni edhe n\u00eb faqen https://tvklan.al/programe/