У нас вы можете посмотреть бесплатно Histori me Zhurmues - Viti 1975 - Sezoni 2 (04 Prill 2010) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Teoria e Partisë së Punës për qarkullimin e kuadrove si një nga levat e luftës kundër burokratizmit, transferoi në fshatra dhe në zona të thella kuadro të specializuar në fusha të ndryshme të shkencës dhe prodhimit. Në emisionin e sotëm të "Histori me Zhurmues", të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u ndalëm në vitin 1975. Një protagonist i kësaj kohe është Bajram Toshkallari, mjek pneumatolog në qytetin e Lushnjes, i cili me ëndrrën e ndërprerë iu përgjigj thirrjes së partisë për të punuar në Gorre, duke u shkëputur përfundimisht nga specialiteti. Një tjetër histori njerëzore është ajo e Hysen Tabakut, të cilit i kishin dënuar të atin me grupin e deputetëve në vitin 1946. Pas burgut 7-vjeçar u arratis në Malin e Zi dhe përfundoi në SHBA, ku u njoh me Gertën e arratisur familjarisht që në moshën 3-vjeçare. Agronomi Arjan Babo, specialisti që pjesën më të madhe të jetës së tij ia kushtoi pambukut, i ftuar në "Histori me Zhurmues" foli për jetën e tij si një nga personazhet e kronikave te kohës. Si shumë të tjerë edhe Ariani në vitin 1975 u largua nga Instituti i Kërkimeve Shkencore në Lushnje për të punuar si agronom i thjeshtë në fshatin Sarave./tvklan.al