У нас вы можете посмотреть бесплатно Histori me Zhurmues - Viti 1950 - Sezoni 2 (01 Nentor 2009) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Një program nga Pandi Laço Në emisionin e sotëm “Histori me Zhurmues”, i autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, u ndal në vitin 1950, kur forcat revolucionare kineze pushtuan Tibetin. Në SHBA filloi lëvizja makartiste, një fushatë persekutimi për çdo të dyshuar që kishte lidhje me idetë komuniste. Një ngjarje tjetër e viteve 1950 ishte shndërrimi i televizionit në mjetin më të fuqishëm, duke shkaktuar krizën e parë të kinemasë. Po ashtu në atë kohë qyteti i Kuçovës u pagëzua me emrin Stalin, si pasojë e miqësisë së madhe që kishte populli jonë me Bashkimin Sovjetik. I ftuar sonte në “Histori me Zhurmues” ishte Koço Kuta, i cili kontribuoi në ndërtimin e sheshit, ku u ngrit monumenti i Stalinit. Ai gjithashtu rrëfeu detaje nga ekzekutimi i inxhinierit të mirënjohur të naftës, Riza Alizoti, i cili ishte specializuar në Cambridge. Ai u la i varur në litar për 3 ditë në qendër të Kuçovës. Një kronikë tjetër e këtij viti ishin zgjedhjet e organit më të lartë të pushtetit, Kuvendit Popullor më datë 28 Maj. Të gjithë votuan përfaqësuesin më të mirë të popullit, kandidatët e frontit demokratik. Në “Histori me Zhurmues” u trajtua themelimi i Teatrit profesionist të qytetit të Korçës. Aktori Koço Qendro rrëfeu aktivitetet e Estradës Profesioniste të Korçës dhe eksperiencën e tij në mbi 120 shfaqje. I ftuar sonte në “Histori me Zhurmues” ishte dhe Habib Muho, i cili rrëfeu sesi u largua në moshën 13-vjeçare nga vendlindja për të punuar në ndërtimin e hekurudhës Peqin-Elbasan./tvklan.al