У нас вы можете посмотреть бесплатно Fiks Fare/ 488 nxënës udhëtojnë çdo ditë për në shkollë “si sardele” në dy autobusa или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
488 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” në fshatin Sukth të qytetit të Durrësi, janë të detyruar që çdo ditë orët mësimore t’i kryejnë pranë shkollës 9-vjeçare “Njazi Mastori”, pasi godina që ata kishin u dëmtua si pasojë e tërmetit të nëntorit në vitin 2019. Edhe pse sezonin shkollor 2020-2021 e kryen në po të njëjtën godinë, këtë vit ata janë të detyruar që çdo ditë të transferohen në një shkollë tjetër rreth 3 km nga shkolla e tyre. Për transferimin e 488 nxënësve janë vënë në dispozicion vetëm dy autobusa. Me maska prej pandemisë këta nxënës këto 3 kilometra rrugë i bëjnë të ngjeshur si "sardele" dhe pa ajër. Gazetarët e Fiks Fare, panë nga afër sesi kryhej transoprimi i çuditshëm i 488 nxënësve në vetëm dy autobusa. Çdo ditë nxënësit mblidheshin në qendër të fshatit, ku duhet të prisnin autobuzin që ZVAP Durrës dhe drejtoria e kësaj shkolle kishin vënë në dispozicion për transportimin e këtyre nxënësve nga njëra shkollë në tjetrën. Nxënësit e klasës së parë shtyheshin nga nxënësit më të mëdhej, veç kësaj prindërit ankohen se teksa lart e poshtë flitet për covid, mënyra sësi fëmijët e tyre ngjiteshin në autobus ishte e papranueshme. Ata shprehen se i janë drejtuar për ankesat e tyre drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Vadardhë” zotit Lazam Çera, por asgjë nuk është zgjidhur. Fëmijët shprehen se në autobuz shtyhen me njëri-tjetrin, janë ngushë dhe për më tepër u duhet të mbajnë maskat, ndersa në klasë janë të ulur nga një nxënës në bankë. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel