У нас вы можете посмотреть бесплатно Segmenti rrugor Grabian-Lushnje në gjendje të mjerueshme infrastrukturore-(10 Tetor 2008) или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Lajme Arkiva 2008 Segmenti kryesor rrugor nga rrethrrotullimi i Grabianit të Lushnjës deri në fshatin “Tre urat” është shkatërruar tërësisht. Të paktën prej 25 vitesh askush nuk ka vënë dorë për rregullimin e tij. Segmenti në fjalë është një nyje lidhëse mes gjashtë fshatrave të komunës dhe bashkinë e Divjakës e për pasojë numri i automjeteve që kalojnë këtu është i njëjtë me atë të rrugës nacionale. “Ne për katër kilometra që ishte kjo neve duam dy orë ta bëjmë që të vehemi në Lushnjë, në spital.” “Makinat po shkatërrohen”. “Njerëzit po të kenë një të sëmurë a një diçka për shembull ngelin në mes të rrugës. Ka pas raste edhe kanë vdekur”. Për momentin qarku nuk ka asnjë fond për këtë rrugë. Shpresat sipas kryetarit të komunës së Grabianit janë për vitin 2009, ku pritet që ky aks të futet në prioritetet e qeverisë për investimet në rrugët rurale. Ardian Shurdhaqi: “Kjo është një nyje kryesore dhe në qoftë se kjo rrugë nuk do të rregullohet atëherë e gjithë rruga tjetër që shkon nga “Tre urat” në Grabian, e cila është asfaltuar, nuk do ketë asnjë vlerë”. Gjatësia prej 4.5 kilometrash e rrugës figuron e regjistruar në inventarin e rrugëve rurale të qarkut Fier, por asnjëherë nuk janë akorduar fonde nga qarku për rikonstruksionin e rrugës./tvklan.al Gazetare: Urita Dokle SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/