У нас вы можете посмотреть бесплатно Shije Shtëpie - Njoki me kungull dhe karrota nga Znj. Vjollca - Tv Klan или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 600 g njoki 200 g kungull të njomë 150 g karrotë ½ qepë 40 g parmixhano Kripë Vaj Filimisht vendosim një tenxhere me ujë të bollshëm në zjarr për të valuar. Ndërkohë pastrojmë kungujt, qërojmë karrotat dhe i grimë ato në rende. Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët derisa ajo të zverdhet lehtë. Shtojmë karrotat dhe kungullin dhe vazhdojmë kaurdisim derisa ato të ulin volumin. Shtojmë njokit në tenxhere dhe kripë. E lëmë të ziejë për 5-6 minuta derisa njokit të dalin në sipërfaqe. Atëherë i kullojmë ato. Shtojmë nga lëngu i njokive që po zien dhe 4 lugë gjellë në tiganin e perimeve. Pasi i kullojmë njokit, i shtojmë në tigan, i përziejmë me perimet duke shtuar dhe parmixhanon. Vazhdojmë përzierjen dhe më pas i servirim të ngrohta. Kush dëshiron, i shton dhe pak piper të zi. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu