У нас вы можете посмотреть бесплатно Top Channel/ Modeli i ri i ushtrisë greke: paga më të larta, shërbim më i gjatë dhe trajnim i ri или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Nga sot ka hyrë në fuqi modeli i ri i shërbimit ushtarak në Greqi, me rekrutët e parë të vitit 2026 që u paraqiten në njësitë ushtarake për tre ditë në vijim. Reforma është pjesë e planit “Axhenda 2030” dhe synon përshtatjen e Forcave të Armatosura me kërkesat e reja të sigurisë dhe zhvillimet teknologjike. Sipas modelit të ri, trajnimi bazë zgjat tashmë 10 javë dhe zhvillohet në forcat e këmbësorisë, me theks në stërvitjen praktike. Programi përfshin më shumë qitje ditën dhe natën, ushtrime taktike në terren, marshime dhe trajnim në aftësi të reja, si ndihma e parë, mbrojtja nga zjarri dhe përdorimi i sistemeve me dronë. Pas fazës bazë dhe trajnimit të specializuar, shumica e rekrutëve vendosen në njësi operative, kryesisht në zonat kufitare dhe në ishujt e Egjeut Lindor. Ndryshime të rëndësishme ka edhe në aspektin ekonomik dhe të kushteve të shërbimit. Kompensimi mujor rritet në 100 euro për shërbimin në zonat kufitare dhe në 50 euro për pjesën e brendshme të vendit, ndërsa është përmirësuar edhe cilësia dhe sasia e ushqimit sipas standardeve të reja ushqimore. Rekrutët do të paraqiten tashmë në 13 Qendra Trajnimi në të gjithë vendin. Kohëzgjatja e shërbimit ushtarak do të jetë 12 nga 9 muaj që ishte më parë, me përjashtim të atyre që paraqiten si të parakohshëm ose janë të vetmit djem në familje, si dhe të atyre që përzgjidhen ose zgjedhin të shërbejnë në Thrakë, në ishujt e Egjeut Lindor, në ushtrinë e Qipros, apo në Gardën Presidenciale, të cilët do të shërbejnë për 9 muaj. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Greece#Reforma#TopChannelNews