У нас вы можете посмотреть бесплатно Ambasada, protagoniste në burgosjen e Fatos Nanos? Hill hedh poshtë thashethemet или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Christopher Hill, ish-diplomati amerikan në Tiranë gjatë viteve të para të tranzicionit ka hedhur poshtë thashethemet se ambasada e SHBA-ve ka qenë protagoniste në arrestimin e Fatos Nanos. Hill tha gjatë një interviste për emisionin “Opinion” se diplomatët nuk çojnë njerëz në burg. Blendi Fevziu: Edhe dy pyetje të fundit për sa i përket misionit tuaj në Shqipëri. Dua t’ju pyes për Kosovën, NATO-n dhe gjëra të tjera. Është një thashethem thuajse 30-31-vjeçar që vazhdon të qarkullojë ende. Sipas tij mbasada amerikane, ambasadori Ryerson, ishin protagonistë në burgosjen e Fatos Nanos, kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Edhe kryeministri e përmendi këtë para disa javësh. Christopher Hill: Ajo që mund t’ju them është ajo çka di dhe ai thashethem ka 0 të vërteta. 0. Si fillim, diplomatët amerikanë nuk çojnë njerëz në burg. Nuk kanë fare lidhje me këtë gjë. Ideja që ne një farë mënyrë do t'i flisnim politikanëve, policisë, është diçka e pavërtetë. Nuk e di kush e ka thënë. Jam i sigurt që nuk ka qenë zoti Nano. Blendi Fevziu: Jo, jo. Ka libra të botuara. Christopher Hill: Kam pasur takime të mira me ta. Kemi folur shumë për atë që ai quante politizimi i tepërt i gjithçkaje. Ishte i shqetësuar për këtë çështje gjatë viteve '90. Duhet të mbani mend se ai ishte kryeministri në sistemin e vjetër, i cili u përpoq që të vijonte si kryeministër edhe në sistemin e ri. Megjithatë, kjo nuk ishte krim. Ideja se unë ose Ryerson, për hir të Zotit, nuk kishim asnjë lidhje me këtë gjë. Uroj ta dija se kush e nisi këtë thashethem, por jam i sigurt që nuk ishte zoti Nano. Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Opinion #BlendiFevziu #TVKlan