У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Shqipëria, barazim zhgënjyes në Letoni или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Barazimi 1 – 1 në Letoni zhgënjeu edhe lojtarët dhe stafin teknik të Kombëtares. Shqipëria humbi mundësinë për të marrë 3 pikë që do të krijonin siguri për vendin e dytë. Në ndeshjen e zhvilluar të martën në Riga bëri ndryshime vetëm në mbrojtje në dallim nga përballja e së shtunës me Serbinë në Tiranë. Strakosha priti një penallti në mesin e pjesës së parë, ndërsa avantazhi i përkohshëm i Kombëtares erdhi në të 29’ me autogolin e Cernomordijs. Kapiteni i Letonisë e korrigjoi gabimin duke shënuar në shtesën e pjesës së parë. Për trajnerin Sylvinho u gabua në pjesën e parë duke u penalizuar. “Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë, në 15-20 minutat e kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit nga ekipi kundërshtar. Përmirësuam goxha në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet që ne të futemi në fushë me një sjellje, me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”. Futbollistët thonë se që ndeshjen e radhës duhet të përmirësohen për të qenë në garë në këto kualifikuese të Botërorit 2026. “Nuk mund të bëhej një pjesë e parë e tillë sepse dimë ëndrrën sepse pastaj bëhet shumë vështirë”. “Tani duhet përmirësohemi, duhet ulim kokën dhe të punojmë dhe të arrijmë objektivat deri në Nëntor”. Ndeshja e ardhshme e Shqipërisë do të jetë më 9 shtator po ndaj Letonisë, por në Tiranë. Edhe këtë përballje do ta ndiqni direkt në TV Klan. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/