У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - E merr Hormuzin me 2500 marinsa / Trump sjell ‘911’ e Amerikës, ‘do çlirojnë’ ngushticën или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Marinsat amerikanë mund të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit me operacione të guximshme përreth saj dhe shoqërim të anijeve tregtare. Rreth 2,500 trupa amerikane janë në rrugë drejt Lindjes së Mesme mes luftës në zgjerim e sipër, ndërsa Irani ruan kontrollin e tij në rrugën kryesore ujore të transportit detar. Task-forca është pjesë e Njësisë së 31-të Ekspedicionare Detare, një ekip i reagimit të shpejtë, i specializuar në luftime tokësore dhe ajrore amfibe, si dhe në mbështetje logjistike. Ata shpesh quhen forca 911 e Amerikës për shkak të gatishmërisë së tyre të shpejtë luftarake. Ata ishin disa nga trupat e para në terren që hynë në Afganistan në vitin 2001. Zakonisht me qëndrim në bazën amerikane në Okinaëa të Japonisë, njësia ka të ngjarë të ngarkohet me detyrën e rimarrjes së kontrollit të Ngushticës së Hormuzit. Kontrolli i Iranit mbi këtë kalim, një rrugë ku kalon 20 përqind e eksporteve globale të naftës, ka shkaktuar një krizë globale energjitike dhe ka rritur çmimet e naftës. Teherani ka sulmuar me shpejtësi disa anije që guxuan të ndërmerrnin udhëtimin gjatë javëve të fundit pas shpërthimit të luftës në Iran. Frika po rritet se regjimi i mullahëve do ta mbushë arterien kritike tregtare me mina, ndërsa do të ketë gjithashtu raketa anti-anije dhe dronë në gatishmëri. Ekipi i marinsave pritet të mbërrijë në rajon në ditët në vijim, me gjasë në një operacion tokësor amerikan për të zhbllokuar ngushticën. Shtëpia e Bardhë ka refuzuar të përjashtojë vendosjen e trupave ushtarake në terren në Iran që nga vrasja e Ali Khameneit tre javë më parë. 2,500 ushtarët në rrugë për në Lindjen e Mesme janë në bordin e USS Tripoli, që zakonisht dislokohet së bashku me USS Neë Orleans dhe USS San Diego. USS Tripoli mund të përshtatet për t'u bërë një "aeroplanmbajtëse" - e aftë të presë një numër avionësh luftarakë F-35B Lightning II, MV-22 Ospreys dhe helikopterë të tjerë. Kjo do ta përgatisë anijen dhe trupat në bord për sulme të shpejta ndaj objektivave detare dhe tokësore. Dy anijet e tjera mbajnë artileri dhe mjete sulmi amfibe të përgatitura për operacione nga anija në breg. Edhe pse forca prej 2,500 trupash është e vogël në krahasim me 50,000 trupat amerikane që ndodhen tashmë në Lindjen e Mesme, specialiteti i tyre i bën ata një lojtar kyç për çdo sulm të ardhshëm tokësor. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Marinsat#Hormuz