У нас вы можете посмотреть бесплатно Tv Klan - Europianët nuk i binden Trump-it për Hormuzin или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Vendet evropiane i kanë rezistuar kërkesës së Donald Trump për ndihmë për të siguruar ushtarakisht ngushticën e Hormuzit. Pavarësisht kërcënimit të tij se do të kishin një të ardhme të keqe nëse nuk bëheshin pjesë e këtyre përpjekjeve, Gjermania, Anglia, Italia dhe Greqia kanë vendosur që të mos marrin pjesë në aleancën për mbrojtjen e kalimit kritik. "Po punojmë për të hartuar një plan të besueshëm për Ngushticën e Hormuzit, për të rihapur transportin detar dhe kalimin nëpër ngushticë. Më lejoni të jem i qartë, kjo nuk do të ndodhë dhe nuk është parashikuar kurrë të jetë një mision i NATO-s". Ndërkohë, në terren sulmet ndaj Iranit vazhduan, ashtu si edhe shënjestrimet ndaj vendeve të tjera të rajonit. Pamjet e fundit nga Teherani treguan shtëllunga të mëdha tymi mbi qytet. Në Izrael, kamerat e sigurisë fiksuan momentin kur një dron iranian goditi një rrugë në qendër të Tel Avivit. Në Dubai, një sulm iranian shënjestroi aeroportin ndërkombëtar. Si pasojë, nuk pati persona të plagosur, por droni goditi rezervuarin e karburantit duke detyruar pezullimin e përkohshëm të fluturimeve. Ky është sulmi i tretë në aeroportin ndërkombëtar të Dubait që nga nisja e konfliktit. Një tjetër sulm me dronë gjatë natës shkaktoi zjarr në një zonë të madhe industriale të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pezulluar operacionet e ngarkimit të karburantit në portin Fujairah, një nga më kryesorët në rajon. Njëkohësisht, ushtria izraelite ka njoftuar zgjerimin e operacioneve në Liban me sulme tokësore që shënjestronin Hezbollahun. IDF tha se, para hyrjes së trupave në zonë, kreu sulme ajrore dhe artilerie kundër objektivave të shumta me qëllim zbutjen e kërcënimeve. Tv Klan SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: / tvklan Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/