У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - ‘Nëna e të gjitha bombave...’ / Trump kërcënon me përshkallëzim të luftës në Iran или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Pasi ia preu kokën regjimit iranian, Donald Trump ende nuk është ende i kënaqur. “Ne as nuk kemi filluar t’i godasim fort. Vala e madhe as nuk ka ardhur. E madhja po vjen”, tha presidenti amerikan të hënën. Komentet e tij sidoqoftë bënë pak për të penguar Teheranin, i cili nisi një seri të re sulmesh me raketa dhe dronë kundër fqinjëve të tij të martën. Ekspertët bien dakord se “e madhja” ka shumë të ngjarë të nënkuptojë një përshkallëzim të sulmeve me bomba të SHBA-së, ose angazhimin e bombarduesit më të rëndë të forcave ajrore amerikane, B-52 Stratofortress. Operacioni "Çekani i Mesnatës" i vitit të kaluar tregoi se forcat ajrore amerikane mund të godasin drejtpërdrejt në zemër të Iranit dhe jep disa të dhëna se si SHBA-të mund ta përshkallëzojnë fushatën e saj. SHBA e ka sulmuar tashmë Iranin duke përdorur si avionin supersonik B-1 Lancer ashtu edhe bombarduesin e fshehtë B-2 Spirit. Sulmet e B-1 në Iran deri më tani janë kryer nga kontinenti i amerikan. Kjo është bërë mollë sherri midis SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, me Uashingtonin që thuhet se dëshiron t'i vendosë këta avionë në Diego Garcia në Ishujt Chagos, ndërsa kryeministri Keir Starmer e refuzoi këtë fillimisht. Që atëherë ai ka pranuar kërkesën për "qëllime mbrojtëse". Ekipet B-1 Lancer kryen misione 37-orëshe për të goditur Iranin dhe për t'u kthyer në bazat e tyre. B-2 zakonisht operojnë nga shteti i Misurit, siç bënë qershorin e kaluar kur goditën komplekset bërthamore iraniane në veprimin e vetëm ofensiv të SHBA-së në Luftën Dymbëdhjetë-ditore mes Izraelit dhe Iranit. Gjatë atij operacioni, B-2 lëshuan 14 nga bombat bunker-shkatërruese Massive Ordnance Penetrator ose shkurt MOP, 13 tonëshe. Bombarduesi i rëndë B-52 Stratofortress mban deri në 32 ton bomba në një fluturim të vetëm. Për shkak të peshës së madhe të municioneve në bord, mjeti i viteve 1950, është një avion i ngadaltë dhe i prekshëm. Kështu, mund të përdoret vetëm në operacione ku asnjë mbrojtje ajrore armike ose interceptor nuk është në gjendje ta arrijë atë. Megjithatë, ndërsa Stratofortress është i aftë të lëvizë një sasi të madhe bombash dhe t'i hedhë ato në shenjë, avioni transportues C-130 Hercules mund të përdoret për të hedhur armën më të rëndë në arsenalin ajror të SHBA-së. SHBA ka akses në dy bomba shumë të mëdha të hedhura nga ajri: MOP dhe ajo që njihet si Nëna e të Gjitha Bombave, MOAB. Kjo e fundit, me peshë 10 ton, është përdorur gjatë një sulmi ajror të vitit 2017 në një kompleks tunelesh të Shtetit Islamik në provincën Nangarhar, në Afganistan. Shpërthimi thuhet se vrau 95 persona. Pamje: AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Trump#Ekspertet