У нас вы можете посмотреть бесплатно Top News - Rama në tryezë me Trump. Mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Uashington или скачать в максимальном доступном качестве, видео которое было загружено на ютуб. Для загрузки выберите вариант из формы ниже:
Если кнопки скачивания не
загрузились
НАЖМИТЕ ЗДЕСЬ или обновите страницу
Если возникают проблемы со скачиванием видео, пожалуйста напишите в поддержку по адресу внизу
страницы.
Спасибо за использование сервиса ClipSaver.ru
Me ftesë të Presidentit Donald Trump, dhjetëra udhëheqës botërore udhëtuan drejt Uashingtonit, ku në Institutin Amerikan të Paqes do të mbahet mbledhja e parë e Bordit te Paqes. Pjesë e tryezës do të jetë edhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Shtëpia e Bardhë ka sinjalizuar se pritet nje mbledhjeje fondesh, prej 5 miliardë dollarësh për rindërtimin e Gazës, e cila është shkatërruar nga lufta me Izraelin dhe vazhdon të përballet me një krizë humanitare. Po ashtu sipas mediave ndërkombëtare, shtetet anëtare do të angazhohen me trupa ushtarake në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për të ruajtur sigurinë dhe paqen për banorët e Gazës. Udhëtimi i Rames ne Uashington, erdhi pas akuzave opozitare që vinin në pikepyetje raportet e qeverisë shqiptare me SHBA. Për këtë Balla pati një adresim në Kuvend me nota ironike. Sinkron Balla: “e mban mend, bërtisje këtu më 23 janar: “Bordi i Paqes, ta harrojë Edi Rama, nuk do të shkojë dot kurrë”. Ti e ke thënë aty. Merre procesverbalin. Dhe mbani telefonat ndezur, mbani televizorët ndezur në orën 16:00 kryeministri Rama dhe presidenti Trump së bashku në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, aty ku i takon Shqipërisë o Gaz.” Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian ka refuzuar ftesën e Trump dhe liderët e aleatëve kyç të SHBA-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Francën, kanë deklaruar gjithashtu se nuk do t’i bashkohen Bordit të Paqes. Trump tërhoqi ftesën për kryeministrin kanadez Mark Carney pas një fjalimi kritik të këtij të fundit në Forumin Ekonomik Botëror në Davos muajin e kaluar. Nisma e Shtëpisë së Bardhë mori një tjetër goditje këtë javë, pasi Vatikani njoftoi nuk do t’i bashkohet bordit, të cilin kritikët e kanë cilësuar si një përpjekje për të uzurpuar autoritetin e organizatave të tjera të mëdha ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Rama#Trump